KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Doganat zbulojnë skemën e mashtrimit me “tax free” në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Doganat zbulojnë skemën e mashtrimit me “tax free” në Itali
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Doganat zbulojnë skemën e mashtrimit me “tax free” në Itali

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2026 9:20 am
75 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të ligjit, ka ndërmarrë një proces verifikimi me administratën doganore italiane (ADM – Direzione Antifrode e Controlli), si dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese brenda vendit.

Ky proces hetimor vjen në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane në lidhje me shkëmbimin e informacionit mbi transaksionet e dyshimta, që pas analizës së riskut kanë përcjellë për verifikim një volum të lartë kërkesash për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe transaksionesh të kryera përmes skemave “tax free” (rimbursimit të TVSH-së) gjatë periudhës janar 2022 – korrik 2025.

Drejtori Besmir Beja thotë se nga analiza e detajuar e të dhënave është evidentuar një shpeshtësi e lartë e transaksioneve, mungesë e burimeve të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë blerjet, si dhe mospërputhje në destinacionin e mallrave. Volumi i lartë i faturave (mesatarisht rreth 13 në muaj për secilin rast, me grupime deri në 9–11 fatura brenda një dite të vetme) i bën këto transaksione të dyshimta për përdorim personal.

Konkretisht, në qendër të këtij hetimi janë mbi 1,000 faturime individuale të ndara në dy raste, me një vlerë totale rreth dy milionë euro (respektivisht rreth 988,684 euro për rastin e parë dhe 1,033,338 euro për rastin e dytë).

Skema e dyshuar (modus operandi) konsiston në blerjen e mallrave në territorin italian, duke i deklaruar ato për përdorim personal dhe përfitimin e rimbursimit të TVSH-së përmes sistemeve “tax free”. Me anë të këtij mekanizmi, dyshohet se një pjesë e këtyre mallrave janë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë si kontrabandë për qëllime tregtare, pa kryer procedurat e detyrueshme të deklarimit të importit.

Materialet paraprake dhe gjetjet e këtyre hetimeve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikonfirmon vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet homologe ndërkombëtare dhe institucionet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare dhe goditjen e çdo forme të evazionit apo paligjshmërisë.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erion Braçe kërcënon qytetarin, i cili i kthehet…
Artikulli tjetër BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” te shërbimet shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.