KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
AktualeFokusSocialeTe Tjera

“Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 10:37 am
438 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër të dielën, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet çnjerëzore, në të cilat sipas tyre mbahen emigrantët.

Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit Hamid Badoui, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.

“Drejtësi për Hamidin” dhe “Liri për emigrantët” ishin disa nga parullat, ndërkohë që tufa me lule u vendosën në hyrje të kampit.

Kristina Millona, aktiviste për të drejtat e njeriut, deklaroi se qendra të tilla prodhojnë vetëm dëshpërim.

“Hamidi ishte një prej djemve fatkeqë të shoqëruar forcërisht drejt këtyre kampeve, në Gjadër. I burgosur dhe liruar pas një muji e tre ditëve, ai u rikthye në Itali, por liria nuk zgjati shumë. I mbyllur përsëri pas hekurave dhe nga frika se mos e rikthenin në Gjadër, Hamidi i dha fund jetës tragjikisht,” tha Millona, duke e krahasuar kampin e Gjadrit me burgun famëkeq të Guantanamos.

Kampi i Gjadrit u ndërtua nga qeveria italiane pas një marrëveshjeje me kryeministrin Rama dhe po shërben aktualisht për izolimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar e drejta për azil dhe që rrezikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Vetëvrasja e 42-vjeçarit maroken ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.

“Raportet flasin për 40 incidente në muajin e parë brenda Gjadrit. Ne kërkojmë urgjentisht ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, lirimin e të gjithë emigrantëve në Gjadër dhe një hetim të pavarur për përgjegjësitë institucionale,” deklaroi Millona gjatë protestës.

qendre është zgjeruar.Ajo po shërben edhe si qendër për emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U shfaq me beretë, deputeti gjerman përjashtohet nga parlamenti
Artikulli tjetër Dëbimi shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.