KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 10:11 am
104 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të qytetit. Nismës së Autoritetit Portual i janë bashkuar tashmë 102 foto të tjera nën emrin “Tradita durrsake”, të cilat janë vendosur në fasadën e ish-hotel Vollgës.

Griseld Hoxha, anëtar i klubit të fotografëve të Durrësit, i tha BIRN se fotot e fillim-shekullit të kaluar gjendeshin deri tani në lokalet e bregdetit.

“Megjithëse galeritë fotografike në qiell të hapur nuk kanë kushte për vizita normale nga qytetarët apo turistët, nisma duhet përgëzuar,” tha Hoxha, duke theksuar se fotot dëshmojnë interesin për kujtesën e humbur të qytetit.

Durrësi ka një histori 3.000-vjeçare, një pjesë e së cilës pret ende nën tokë për t’u zbuluar. Por përtej historisë antike, edhe kujtesa për zhvillimet e shekullit të fundit ka qenë minimale.

Gjatë kësaj periudhe, Durrësi ka njohur një zhvillim të vrullshëm, veçanërisht pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Pamja e Durrësit ndryshoi falë planit rregullator, mbi bazën e të cilit u ndërtuan bulevardi i njohur si “Rruga Tregtare”, Banka e Shtetit, godina e Bashkisë apo Vila mbi kodër.

“Kujtesa kolektive e një qyteti përfaqëson mënyrën se si komuniteti ruan, përjeton dhe transmeton historinë, traditat dhe identitetin e tij nëpër breza,” thotë psikologu Elton Kuqja. Sipas tij, kujtesa ndërtohet përmes një kombinimi të elementeve materialë dhe jomaterialë, të cilat së bashku krijojnë një narrativë të përbashkët shoqërore.

Nga shkolla e parë e Durrësit në qendër të qytetit nuk ka mbetur shenjë. Njëlloj kanë humbur vitet e fundit godina e S.T.A.M.L.E.S dhe fabrika e duhan-cigareve, e themeluar në vitin 1926 me 300 aksionerë nga qytete të ndryshme të vendit.

Edhe merkato e vjetër, e cila u rrafshua në mesin e viteve 1970 nuk ka gjetur vend në asnjë nga pamjet e historisë së qytetit. Largimi i shatërvanit që u ngrit para një shekulli në lulishten para bashkisë, u shoqërua me premtimin e pushtetit vendor se do të zhvendosej në  një nga sheshet më të përshtatshme. Për më shumë se 10 vjet, objekti u transferua në një nga sheshet e portit, ndërsa tani nuk dihet se ku ka përfunduar.

“Shatërvani në qendër të qytetit ishte një element me vlerë historike dhe identitare për Durrësin: jo vetëm si strukturë fizike, por si pikë referimi kolektive për brezat dhe element kulturor,” tha për BIRN Mirjam Reçi, drejtuese e Qendrës së Zhvillimit të Shoqërisë Civile.

Sipas saj, planet e reja urbanistike të qendrave të qyteteve imponojnë infrastruktura të reja dhe moderne, qoftë edhe në konceptimin e shatërvaneve.

Një burim nga Autoriteti Portual i Durrësit i tha BIRN se shatërvani nuk ishte në ruajtje apo në inventar, ndërsa besonte se ndodhej aktualisht në zonën ku po zbatohet projekti “Durrës Marina”.

Në fillim të viteve 2010, falë një projekti dypalësh, pranë objekteve arkeologjike dhe historike në Durrës u instaluan tabela treguese, por ato janë dëmtuar nga koha dhe keqbërësit.

Dorina Xheraj Subashi, drejtore e Qendrës MuzehLab, thotë se puna duhet të rifillojë me mirëmbajtjen e tabelave ekzistuese dhe më pas me pasurimin e qytetit me forma të ndryshme të rikthimit të kujtesës.

Qendra e drejtuar nga Dorina ka instaluar pranë dyerve dhe godinave të hershme edhe punime artizanale, të cilat mund të mbeten si dëshmi pas ndryshimeve të tjera në qytet.

Të njejtën gjë sugjeron edhe Bedin Bedini, nënkryetar i shoqatës “Adrijon”. Bedini tha se anëtarët e shoqatës kanë kërkuar prej vitesh një sallë në mjediset e portit të Durrësit.

“Ne vendosëm së fundmi disa stenda të tjera me foto nga flota tregtare, në kangjellat e portit, por kaq nuk mjafton. Tre drejtorë të Autoritetit portual kanë zëvendësuar njëri- tjetrin, por shoqata ende nuk ka një mjedis pune,” tha Bedini për BIRN.

Sipas fotografit Griseld Hoxha, shumë prej institucioneve të rëndësishme për historinë moderne të qytetit, siç është porti aktual, janë lënë në hije.

“Porti aktual filloi të ndërtohej në vitin 1926 dhe në historinë e tij bëjnë pjesë ngjarje mjaft të rëndësishme, mes të cilave edhe eksodi i vitit 1991. Eksodi i marsit dhe ai i gushtit 1991, gjatë të cilave u larguan nga vendi afro 35 mijë shqiptarë, nuk bëjnë pjesë ende në tabelat informative të qytetit,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës
Artikulli tjetër Shembja e pallateve në Kombinat me dokumente të falsifikuara

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.