KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 9:37 am
19 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sigurimi i një banese po bëhet gjithnjë e më i vështirë për të rinjtë shqiptarë, ndërsa shumica vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e prindërve edhe pas moshës 25 vjeç.

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga Eurostat, 65.6% e shqiptarëve të moshës 25–34 vjeç jetonin me prindërit në vitin 2023. Pra, gati dy në çdo tre të rinj nuk kishin arritur të krijonin një banesë të pavarur.

Shqipëria qëndron shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila në të njëjtin vit ishte 30%.

Të dhënat tregojnë se gjendja është përkeqësuar gjatë viteve. Në vitin 2017 përqindja në Shqipëri ishte 60.2%, ndërsa në vitin 2023 arriti në 65.6%, duke u rritur me 5.4 pikë përqindjeje, ndërsa shtrenjtimi i apartamenteve gjatë periudhës 2024-2026 pritet t’i përkeqësojë edhe më tepër treguesit, raporton skyweb.al.

Një nga pengesat kryesore për të rinjtë mbetet çmimi i banesave, i cili ka vazhduar të rritet ndjeshëm edhe pas vitit 2023, periudha së cilës i përkasin të dhënat e Eurostat-it.

Banka e Shqipërisë raporton se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të banesave në rang vendi u rrit me 28% krahasuar me një vit më parë dhe me 11.7% kundrejt gjashtëmujorit paraardhës. Rritja më e fortë erdhi nga zonat bregdetare.

Edhe në Tiranë, ku është përqendruar pjesa më e madhe e kërkesës për strehim, çmimet u rritën me 4.4% në një vit. Agjentët e pasurive raportuan gjithashtu rritje të qirave dhe parashikuan që shtrenjtimi i banesave të vazhdonte.

Me çmimet dhe qiratë që kanë vazhduar të rriten, ndërsa blerja e një apartamenti kërkon të ardhura dhe kredi gjithnjë e më të mëdha, shifrat e ardhshme për të rinjtë që jetojnë me prindërit mund të rezultojnë edhe më të përkeqësuara.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut mes 40 më të fuqishmeve në botë

Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës

Alarm për blerësit shqiptarë e maqedonas të pronave, në Greqi

Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 mijë fëmijë më pak se 10 vjet më parë
Artikulli tjetër Valë censure për “Flamingo Revolution”? Repro Uncensored ngre alarmin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ PDK-ja sfidon në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike Rajoni 14 Shtator, 2026
Albin Kurti me premtime të mëdha: 1 mld euro për prodhimin, paga mbi 1 mijë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni 14 Shtator, 2026
Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada amerikane paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Sociale 14 Shtator, 2026
Valë censure për “Flamingo Revolution”? Repro Uncensored ngre alarmin
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.