Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool në Angli. Miliarderi, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX synon të investojë edhe në futboll.
Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të marrë Liverpool-in, klub me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.
Klubi anglez vlerësohet nga “Forbes” rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të “Fenway Sports Group”, janë të gatshëm ta shesin.