KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
AnalizeSocialeTe TjeraZhvillim

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

Përditësimi i fundit: 23 Korrik, 2025 11:25 am
432 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Banorët e Evropës dikur kanë pasur flokë të errëta, sy të errët dhe lëkurë të errët. Deri në Epokën e Hekurit, rreth 3,000 vjet më parë, njerëzit me flokë të çelët, sy të çelët dhe lëkurë të bardhë ishin përjashtim. Kështu thuhet në hulumtimin e Silvia Ghirotto të Universitetit të Ferrarës në Itali.

Sipas këtij studimi, gjenet përgjegjëse për lëkurën, flokët dhe sytë me ngjyrë më të çelëta ishin shumë të rralla tek evropianët e hershëm rreth 14,000 vjet më parë, gjatë fazës së vonë të periudhës paleolitike.

Avantazh evolucionar?

Sot ka rajone në Evropën Veriore, në vende si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, ku mbi 80% e popullsisë është bjonde. Në pjesën tjetër të Evropës, flokët bjonde janë më tepër përjashtim, sepse shumica e evropianëve kanë flokë ngjyrë kafe. Në të gjithë botën, vetëm rreth 2 përqind e njerëzve janë me ngjyra bjonde.

Sipas studimit, lëkura e çelët përfaqësonte një avantazh të madh për gjuetarët e hershëm. Në rrezet e diellit më të dobët, ata mund të kenë qenë në gjendje të marrin më shumë vitaminë D, e cila është e nevojshme për kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.

Megjithatë, ngjyra më e çelët e syve nuk kishte ndonjë avantazh të madh. Sipas Ghirottos, sytë blu ose jeshilë janë për shkak të rastësisë gjenetike ose përzgjedhjes seksuale.

Kërkim i vështirë për ADN të përdorshme

Ekipi i Ghirottos ka analizuar 348 mostra ADN-je nga vende arkeologjike në 34 vende në Evropën Perëndimore dhe Azi. Mostra më e vjetër, 45,000-vjeçare, vjen nga individi Ust’-Ishim, i zbuluar në Siberinë Perëndimore në vitin 2008.

Mostra e ADN-së nga individi SF12 afërsisht 9,000-vjeçare nga Suedia ishte gjithashtu shumë me rëndësi për studimin.

Por shumë nga mostrat e ADN-së të ekzaminuara ishin aq të dëmtuara ose të paplota (“të degraduara”) saqë studiuesit nuk mund të përcaktonin drejtpërdrejt karakteristikat e pigmentimit (si lëkura, flokët dhe ngjyra e syve).

Në vend të kësaj, ata përdorën metoda statistikore për të nxjerrë përfundime rreth këtyre karakteristikave.

Nga erdhën evropianët?

Rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë, Homo sapiens i parë erdhi dhe mbeti përgjithmonë në Evropë. Gjenetikisht, ata ende nuk ishin larguar shumë nga paraardhësit e tyre modernë në Afrikë, që do të thotë se ata mbanin kryesisht gjenet për lëkurën, flokët dhe sytë e errët.

Mendohet se përjashtime ka pasur, por shumica e njerëzve në Evropë kishin lëkurë të errët dhe flokë të errëta, madje edhe gjatë Epokës së Bakrit rreth 5,000 vjet më parë.

Sipas mostrave të ADN-së, 63 përqind e evropianëve të hershëm kishin lëkurë të errët, ndërsa vetëm 8 përqind kishin lëkurë të çelët.

Në Evropën Veriore, siç është Suedia, kishte një përqendrim njerëzish me flokë dhe sy të çelët rreth 3,000 vjet më parë. Por se si ndodhi ky grupim – për shembull, nëse zhvillimi i pigmentimit më të çelët lidhet me ndryshimet klimatike apo me migrimet në Evropë, nuk dihet sakt. Kjo kërkon studime të mëtejshme.

Përparësitë eventuale të evolucionit të ngjyrës së lëkurës, flokëve dhe syve, nga të errët në të çelët, ende nuk janë sqaruar përfundimisht.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngërçi politik në Kosovë: Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetër Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen llogari bankare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.