KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 1:32 pm
12 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Besa Agro Invest”, kompani bijë e Fondit BESA, shpalli falimentin në mars të vitit 2024, pas disa vitesh vështirësish financiare. Por pas dështimit të saj ka mbetur një mal me borxhe ndaj institucioneve publike dhe furnitorëve, ndërsa ish-punonjësit po kërkojnë përmes gjykatës pagat e tyre.

Skyweb.al ka konsultuar një dokument gjyqësor, nga i cili rezulton se shtatë ish-punonjës dhe drejtues degësh kanë ngritur padi ndaj shoqërisë në Gjykatën e Durrësit, me objekt “Detyrim për likuidim page”.

Çështja është regjistruar më 22 korrik 2024, pak muaj pas hapjes së procedurës së falimentimit. Skyweb.al ka fshehur emrat e plotë të paditësve për të mbrojtur të dhënat personale, ndërkohë që çështja vijon dhe është regjistruar tashmë në gjykatë.

Njoftimi i datës 8 tetor 2026 tregon se përballja gjyqësore vijon edhe më shumë se dy vjet pas regjistrimit të padisë. Në seancën e asaj dite, paditësit kanë depozituar kërkesa për rregullimin e palëve në proces dhe saktësimin e objektit të padisë.

Seanca e ardhshme përgatitore është caktuar më 24 nëntor 2026, ora 09:00. Dokumenti nuk përcakton shumën e pagave të kërkuara dhe as periudhën për të cilën pretendohet se ato nuk janë shlyer.

Gjykata ka kaluar në njoftimin me shpallje, pasi duket se nuk ka mundur të njoftojë kompaninë, e cila është bijë e Fonditi BESA, me pronar Bajram Muçën.

Falimenti 

“Besa Agro Invest” u krijua në vitin 2014, me synimin për të investuar në sektorin bujqësor. Kapitali i regjistruar ishte 485 milionë lekë, ndërsa ortaku i vetëm ishte fondacioni “Albanian Besa Capital”, zotërues i 100% të kuotave.

Megjithatë, shoqëria nuk arriti të përballonte detyrimet e krijuara. Në kërkesën drejtuar gjykatës, ajo argumentonte se vështirësitë financiare ishin shkaktuar nga rënia e shitjeve dhe përkeqësimi i likuiditetit, duke e lënë pa mundësi për të shlyer detyrimet e maturuara.

Kërkesa për falimentim u paraqit në vitin 2023, ndërsa Gjykata e Tiranës urdhëroi hapjen e procedurës më 4 mars 2024.

Skyweb.al mëson prej se detyrimet ndaj të tretëve arrinin në 288,967,508 lekë. Prej tyre, 281,055,127 lekë ishin ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 5,016,878 lekë ndaj Bashkisë Krujë dhe 2,895,503 lekë ndaj furnitorëve.

Përballë paaftësisë paguese, vetë kompania kishte kërkuar likuidimin e pasurive dhe shpërndarjen e të ardhurave përmes procedurës së falimentimit. Në vendimin për hapjen e saj, gjykata shpjegonte se synimi ishte shlyerja kolektive e kreditorëve përmes shitjes së pasurive ose arritjes së një marrëveshjeje për riorganizimin e aktivitetit.

Ndërsa kjo procedurë synon të trajtojë borxhet e kompanisë, shtatë ish-punonjësit vijojnë të kërkojnë në një proces gjyqësor më vete njohjen dhe shlyerjen e pagave të tyre.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave
Artikulli tjetër Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.