KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Familjet shqiptare më të ekspozuarat në Ballkan, nga kostot e shëndetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Familjet shqiptare më të ekspozuarat në Ballkan, nga kostot e shëndetit
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Familjet shqiptare më të ekspozuarat në Ballkan, nga kostot e shëndetit

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 10:39 am
115 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në sondazhin Securimeter 2025. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria shfaq një kombinim të pafavorshëm: shpenzime të larta nga xhepi, nivel të ngritur shqetësimi për shërbimet rutinë dhe një frikë ekstreme për kostot në rast sëmundjeje të rëndë apo aksidenti.

Shpenzimet nga xhepi mbeten të rënda për familjet shqiptare

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se vetëm 9 për qind e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë “më pak se 1 për qind” të të ardhurave për shëndetin, një nivel dukshëm më i ulët se në disa vende të tjera të Ballkanit. Nga ana tjetër, 57 për qind e familjeve shpenzojnë “mes 1 për qind dhe 10 për qind” të të ardhurave për shëndetin, ndërsa 27 për qind deklarojnë se shpenzojnë “më shumë se 10 për qind”, një tregues i qartë i barrës së lartë financiare.

Në krahasim, Bosnje dhe Herzegovina ka 19 për qind të familjeve që shpenzojnë “më pak se 1 për qind” dhe vetëm 20 për qind e familjeve shpenzojnë mbi 10 për qind për nevoja mjekësore.

Kosova ka 14 për qind të familjeve që shpenzojnë nën 1 për qind dhe 32 për qind të tyre që shpenzojnë mbi 10 për qind.

Maqedonia e Veriut raporton 12 për qind të familjeve me shpenzime nën 1 për qind dhe 24 për qind mbi 10 për qind, ndërsa Mali i Zi ka 11 për qind të familjeve që shpenzojnë nën 1 për qind dhe 26 për qind mbi 10 për qind. Ndërkohë në Serbi 14 për qind e familjeve shpenzojnë nën 1 për qind dhe 34 për qind mbi 10 për qind.

Mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 13 për qind për familjet që shpenzojnë më pak se 1 për qind dhe 27 për qind për ato mbi 10 për qind, çka e vendos Shqipërinë nën mesatare për familjet me shpenzime minimale dhe në nivel të lartë për barrën reale financiare.

Më shumë shqetësim edhe për mjekun e familjes dhe për ilaçet

Anketa tregon se shqiptarët ndihen më të pasigurt edhe për shpenzimet e përditshme shëndetësore. Në vitin 2025, 24 për qind e të anketuarve në Shqipëri deklarojnë se janë “shumë të shqetësuar” dhe 32 për qind “disi të shqetësuar” për pagesën e kujdesit rutinë dhe ilaçeve – gjithsej 56 për qind e popullsisë. Vetëm 7 për qind shprehen “aspak të shqetësuar” dhe 36 për qind “jo shumë të shqetësuar”.

Mesatarja e rajonit është më e ulët, me 54 për qind të shqetësuar, ndërsa diferenca bëhet edhe më e dukshme në vende si Mali i Zi, ku 22 për qind deklarojnë se “nuk janë aspak të shqetësuar”.

Për Shqipërinë, krahasimi me vitin 2024 tregon pothuajse të njëjtin nivel ankthi: 24 për qind ishin “shumë të shqetësuar”, 30 për qind “disi”, 37 për qind “pak” dhe 9 për qind “aspak të shqetësuar”, çka sugjeron se pasiguria financiare për shëndetin është bërë një gjendje e qëndrueshme.

Frika për rastet e rënda: Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Kontrasti më i fortë shfaqet në pyetjen për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë apo aksidenti. Në 2025, 63 për qind e shqiptarëve janë “shumë të shqetësuar” dhe 25 për qind “disi të shqetësuar”, pra 88 për qind shprehin frikë të drejtpërdrejtë nga pamundësia për të përballuar shpenzimet.

Mesatarja e rajonit është ndjeshëm më poshtë, me 77 për qind të shqetësuar. Në vendet e tjera, përqindja e “shumë të shqetësuarve” është dukshëm më e ulët: Mali i Zi (49 për qind), Serbia (45 për qind), Maqedonia e Veriut (38 për qind), Bosnje dhe Herzegovina (34 për qind) dhe Kosova (27 për qind).

Të dhënat e vitit 2024 për Shqipërinë (64 për qind “shumë” dhe 22 për qind “disi”) tregojnë se ky nivel alarmi është praktikisht i pandryshuar, duke e bërë frikën nga kostot shëndetësore një nga shqetësimet kryesore sociale.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët, në krye për qëndrime mbi 3 muaj jashtë
Artikulli tjetër Kompleks kullash te Kthesa e Kamzës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.