KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë energji se vendet e rajonit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë energji se vendet e rajonit
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë energji se vendet e rajonit

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2026 11:15 am
158 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Familjet shqiptare mbështeten kryesisht te energjia elektrike, burimet e rinovueshme dhe produktet e naftës, sidomos për ngrohje dhe gatim.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, në krahasim me Bashkimin Evropian, ku ngrohja e banesës zë 61,5% të konsumit final të energjisë në familje, në Shqipëri kjo peshë është më e ulët, me 42,7%.

Por vendi ka një veçori të dukshme: ftohja e banesave zë 13,4% të konsumit familjar, niveli më i lartë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për krahasim, në Mal të Zi ftohja zë 2,9%, në Maqedoninë e Veriut 3,0%, në Serbi vetëm 0,4%, ndërsa në Kosovë 5,4%. Kjo tregon se në Shqipëri përdorimi i kondicionerëve dhe pajisjeve për freskim ka peshë shumë më të madhe në faturën energjetike të familjeve, një tregues që lidhet me klimën, urbanizimin dhe mënyrën e ngrohjes e ftohjes së banesave.

Edhe për ngrohjen e ujit, Shqipëria qëndron afër mesatares evropiane. Ky zë përfaqëson 16,5% të konsumit final të energjisë në familjet shqiptare, kundrejt 15,6% në BE. Në rajon, Mali i Zi ka 14,0%, Maqedonia e Veriut 13,4%, Serbia 12,0%, ndërsa Kosova 9,9%. Pra, për ngrohjen e ujit, familjet shqiptare konsumojnë relativisht më shumë energji se shumica e vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Dallimi më i madh del te gatimi. Në BE, gatimi zë vetëm 6,3% të konsumit final të energjisë në familje, ndërsa në Shqipëri arrin në 20,4%, më shumë se trefishi i mesatares evropiane. Në rajon, vetëm Mali i Zi ka një peshë më të lartë, me 26,2%, ndërsa Kosova ka 11,1%, Serbia 7,4% dhe Maqedonia e Veriut vetëm 2,5%. Kjo tregon se struktura e konsumit familjar në Shqipëri është më e përqendruar te përdorimet bazë të përditshme, si gatimi, ngrohja e ujit dhe ftohja, sesa në vendet e BE-së ku pesha kryesore mbetet ngrohja e banesës.

Nëse shihet struktura sipas burimeve, Shqipëria dallon edhe më qartë nga BE-ja. Për ngrohjen e banesave, familjet shqiptare përdorin kryesisht burime të rinovueshme, me 40,84%, si dhe energji elektrike, me 40,0%. Produktet e naftës zënë 19,15%, ndërsa gazi natyror nuk rezulton të ketë peshë në këtë zë. Në BE, përkundrazi, gazi natyror është burimi kryesor për ngrohjen e banesave, me 34,7%, i ndjekur nga burimet e rinovueshme me 32,8%, produktet e naftës me 12,7% dhe ngrohja e derivuar me 10,3%.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka varësinë më të lartë nga burimet e rinovueshme dhe biokarburantet për ngrohjen e banesave, me 73,68%, e ndjekur nga Mali i Zi me 63,73%, Serbia me 60,01%, Maqedonia e Veriut me 50,06% dhe Shqipëria me 40,84%. Por Shqipëria ka një nga peshat më të larta të energjisë elektrike për ngrohje, me 40,0%, më shumë se Mali i Zi me 35,04%, Maqedonia e Veriut me 38,02%, Kosova me 17,83% dhe shumë më tepër se Serbia me 6,31%. Kjo e bën Shqipërinë më të ekspozuar ndaj konsumit sezonal të energjisë elektrike gjatë dimrit.

Për ngrohjen e ujit, varësia nga energjia elektrike është edhe më e dukshme. Në Shqipëri, 72,0% e energjisë për ngrohjen e ujit vjen nga elektriciteti, ndërsa produktet e naftës dhe burimet e rinovueshme zënë nga 14,0% secila. Në rajon, Kosova mbështetet 100% te energjia elektrike për këtë qëllim, Serbia 93,2%, Maqedonia e Veriut 93,0%, ndërsa Mali i Zi 68,0%. Kjo tregon se, ndryshe nga BE-ja ku gazi natyror mbulon 38,9% të energjisë për ngrohjen e ujit, në Ballkanin Perëndimor energjia elektrike mbetet burimi dominues për familjet.

Edhe për gatimin, Shqipëria nuk ndjek modelin evropian të gazit. Në BE, 52,2% e energjisë për gatim vjen nga elektriciteti dhe 31,8% nga gazi natyror. Në Shqipëri, gatimi mbështetet pothuajse në dy burime kryesore: energjia elektrike me 45,8% dhe produktet e naftës me 43,4%, ndërsa burimet e rinovueshme dhe biokarburantet zënë 10,8%. Gazi natyror nuk shfaqet si burim për gatimin në familjet shqiptare. Në rajon, Kosova është rasti më i skajshëm, me 100% të gatimit të mbuluar nga energjia elektrike; Serbia ka 49,4% elektricitet dhe 44,4% burime të rinovueshme; Mali i Zi mbështetet kryesisht te burimet e rinovueshme me 78,0%, ndërsa Maqedonia e Veriut te burimet e rinovueshme me 63,2% dhe produktet e naftës me 36,8%.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush paguhet më shumë në Shqipëri
Artikulli tjetër Skema shtetërore e pensioneve mbetet defiçitare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.