KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Farsë në tenderin e KESH-it, dy ortakë garojnë kundër njëri tjetrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Farsë në tenderin e KESH-it, dy ortakë garojnë kundër njëri tjetrit
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Farsë në tenderin e KESH-it, dy ortakë garojnë kundër njëri tjetrit

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2026 5:14 pm
47 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një tender me vlerë 330 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro i Korporatës Elektronergjetike Shqiptare mban erën e një farse të mirëfilltë, teksa përballë njëri tjetrit kanë garuar vetëm dy ortakë.

Proçedura e shpallur më 17 korrik të këtij viti parashikonte prokurimin e një transformatori fuqie për hidrocentralin e Komanit. Sipas dokumentave të bëra publike, në tenderin që u zhvillua 10 ditë më parë, u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit mes kompanive Shansi Invest dhe Epes Group me vlerë 322 milionë lekë si dhe oferta e kompanisë LA OR me vlerë 325 milionë lekë.

KESH shpalli fituese ofertën e bashkimit të kompanive Shansi dhe Epes, por pjesën dërrmuese të kontratës e ka Shansi me 89 për qind.

Në pamje të parë, kjo duket si një garë normale, edhe pse me numër të ulët ofertash. Por, problemi është se dy kompanitë garuese janë të lidhura. Shpëtim Cinga dhe Laert Duro, respektivisht pronarët e kompanive Shansi dhe LA-OR kanë qenë ortakë me njëri tjetrin në kompaninë Golden Poëer.

Përveç kësaj, Shansi Invest dhe LA-OR kanë marrë mbi 10 milionë euro kontratat të dyja bashkë në Joint-Venture, përfshirë ndërtimin e Linjës së Burrelit.

Kur dy kompani të lidhura garojnë me njëra tjetrën, ka rrezik të lartë për koluzion. Pra bashkëpunim për fiksim çmimesh ose kartel, çka e shndërron tenderin në një farsë. Jo rastësisht në tenderat e KESH ku LA-OR dhe Shansi garojnë shpesh të vetme kundra njëra tjetrës, kontratat fitohen shumë pranë fondit limit.

 

Marrë nga Kapotali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shorti i Conference League, Egnatia mëson 6 rivalët
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë përmbyt tregun me cash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.