KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fati i Pishë Poro-Nartës në duart e Kushtetueses
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fati i Pishë Poro-Nartës në duart e Kushtetueses
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Fati i Pishë Poro-Nartës në duart e Kushtetueses

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 9:33 am
98 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Katër organizata mjedisore kanë njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që ndryshoi regjimin e mbrojtjes së zonës Pishë Poro-Nartë, duke argumentuar se ulja e nivelit të mbrojtjes i ka hapur rrugë zhvillimeve turistike dhe ndërtimeve në territor.

EcoAlbania, Res Publica, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë dhe REC Albania kërkojnë shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 596, datë 25 shtator 2024, si dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Sipas organizatave, vendimi i qeverisë, i miratuar pas ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, hoqi nënzonimin e mëparshëm të territorit dhe uli nivelin e mbrojtjes së tij.

Ato argumentojnë se në vitin 2022, 42,82 për qind e sipërfaqes së zonës ishte përcaktuar si nënzonë qendrore, ku zbatohej niveli më i lartë i mbrojtjes dhe lejoheshin vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtaritë ekoturistike të lira në natyrë.

Me VKM-në e vitit 2024, sipas organizatave, kjo sipërfaqe ra në zero, ndërsa zona nën shkallën e tretë të mbrojtjes u zgjerua nga 2,73 për qind në të gjithë territorin.

“Me regjimin e mëparshëm, 42,82% e zonës gëzonte shkallën më të lartë të mbrojtjes. Sot, kjo shifër është zero, ndërsa e gjithë zona e mbrojtur është vendosur nën shkallën e tretë të mbrojtjes. Ky nuk është më vetëm një ndryshim në letër. Gjatë vitit 2026, ndërhyrjet e dokumentuara në gadishullin e Zvërnecit përfshijnë rreth 8 km rrugë aksesi dhe pastrimin e nivelimin e rreth 2,8 hektarëve habitat dunor dhe pyll pishe”, thuhet në deklaratën e organizatave mjedisore, të cilat kundërshtojnë pikërisht bazën mbi të cilën u bë ky ndryshim.

Sipas tyre, ulja e nivelit të mbrojtjes nuk është shoqëruar me një vlerësim të ri që të tregojë se vlerat natyrore të territorit janë zvogëluar dhe, sipas tyre, ndryshimi i regjimit juridik bie ndesh me standardet e mbrojtjes së natyrës të garantuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria.

Vendimi i qeverisë lejon zhvillimin e strukturave akomoduese turistike, instalimeve energjetike, rrugëve dhe kanaleve lundruese brenda zonës.

Debati për mbrojtjen e territorit është përshkallëzuar, ndërsa qeveria shqiptare nuk ka tërhequr projektin për ndërtimin e një kompleksi turistik në Zvërnec, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht protestave të përditshme në Tiranë gjatë katër muajve.

Sipas organizatave mjedisore, ndërhyrjet në terren kanë nisur tashmë. Ato thonë se një kompani e lidhur me investitorët nga Katari dhe Jared Kushner ka hapur rreth 8 kilometra rrugë aksesi dhe ka pastruar 2,8 hektarë habitat dunor dhe pyll pishe.

Organizatat argumentojnë se këto ndërhyrje konkrete tregojnë pasojat që mund të sjellë ndryshimi i regjimit të mbrojtjes në një territor me vlera të larta natyrore.

Pishë Poro-Nartë përfshin grykëderdhjen e Vjosës dhe lagunat e Nartës dhe është pjesë e Rrjetit Emerald. Zona njihet gjithashtu ndërkombëtarisht si Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Zonë Kyçe e Biodiversitetit.

Përveç organizatave mjedisore, edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një ankim lidhur me ligjin dhe vendimmarrjen që prek statusin e zonës dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ndërtimit në territor.

Pas depozitimit të ankimit, Zhupa tha se dokumentet e paraqitura nga opozita tregojnë një ndryshim gradual të statusit dhe zonimit të territorit, i cili, sipas saj, ka krijuar mundësinë për ndërtime.

Ajo e lidhi ankimin e ri me një çështje të mëparshme në Gjykatën Kushtetuese për ligjin nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura. Sipas Zhupës, gjykata kishte argumentuar se ligji ishte abstrakt dhe se duhej paraqitur një rast konkret i vendimmarrjes së qeverisë që cenonte zonën e mbrojtur.

Zhupa tha se VKM-ja nr. 596 përbën një rast të tillë konkret dhe se ankimi i ri mund t’i japë Gjykatës Kushtetuese mundësinë të rishikojë edhe vendimmarrjen e mëparshme për ligjin e zonave të mbrojtura, e cila, sipas saj, ishte ndarë me vota 4 me 4.

Deputetja argumentoi gjithashtu se ndryshimet nuk u kufizuan vetëm në kalimin e zonës nga kategoria e katërt në kategorinë e pestë të mbrojtjes. Sipas saj, edhe pas kalimit në kategorinë e peizazhit të mbrojtur, një pjesë e territorit vijonte të ishte zonë qendrore, ku ndërtimi nuk lejohej.

Sipas Zhupës, kjo zonë qendrore përbënte rreth 43 për qind të territorit dhe ndryshimi i mëvonshëm i zonimit e hoqi këtë kufizim.

Të dyja nismat, ajo e organizatave mjedisore dhe ankimi i Zhupës, synojnë të kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në regjimin e mbrojtjes së Pishë Poro-Nartës, ndërsa debati për të ardhmen e territorit mbetet i lidhur me projektet turistike të parashikuara në zonë.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Rehabilitim pa afat”, kanioni i Erzenit mbetet nën inerte
Artikulli tjetër Një markë e njohur makine, që po shndërrohet në firmë ndërtimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.