KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Faturat e papaguara të energjisë nga ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Faturat e papaguara të energjisë nga ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro
FinanceFokusSociale

Faturat e papaguara të energjisë nga ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 8:56 am
189 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023 tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.

“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë LEK. Nga këto, rreth 16 miliardë LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë LEK janë detyrime për kamatëvonesa.

Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatëvonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë LEK detyrime të akumuluara në vite” thuhet në raportin e buxhetit faktik.

Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë. Në këtë vlerë nuk llogariten kamatëvonesat.

Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi.

Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022 apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte.

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative.

Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre. Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje që duhet të finalizojnë bashkimin.

“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030.

Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen” thuhet në raportin buxhetit faktik 2023.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria jo letrave me vlerë për të mbuluar humbjet e bankës, nga kursi i këmbimit
Artikulli tjetër Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.