KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fëmijët që “punojnë natën”, shfrytëzim në zemër të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fëmijët që “punojnë natën”, shfrytëzim në zemër të Tiranës
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Fëmijët që “punojnë natën”, shfrytëzim në zemër të Tiranës

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 6:21 pm
168 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranë, fëmijë të mitur shihen çdo natë duke shitur lule nëpër rrugë e lokale. Ligjet që ndalojnë punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve ekzistojnë, por zbatimi mbetet i dobët. Raportet ndërkombëtare paralajmërojnë për mungesë mbrojtjeje dhe për një fenomen që po normalizohet në jetën urbane.

Në mes të natës, rrugët e ndriçuara të “ish-Bllokut” në Tiranë mbushen me muzikë, makina dhe njerëz që e shijojnë jetën e natës. Por, mes dritave e zhurmës, shfaqet një tjetër realitet: Fëmijë të mitur, me tufa lulesh në duar, që enden mes makinave për të shitur. Janë mosha kryesisht nga 7-13 vjeç, që në vend të gjumit, kalojnë orët e vona të natës duke kërkuar disa lekë.

Në shumë raste nuk janë vetëm. Disa prej tyre shoqërohen nga të rritur që i vëzhgojnë nga larg dhe mbledhin fitimet e tyre në fund të natës. Shitja e një luleje, në dukje e pafajshme, shpesh fsheh pas vetes një zinxhir shfrytëzimi, ku përfiton dikush tjetër, jo fëmija.

Ky fenomen, dikur i kufizuar në stinën e pranverës me lulet mimoza, sot është bërë pjesë e përditshme e qytetit: Ditën para turistëve, natën para lokaleve. Për shumicën e këtyre fëmijëve, kjo “punë” nuk është zgjedhje, por detyrim, shpesh i vendosur nga vetë familjarët, që përfitojnë nga puna e tyre.

Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja mungon

Avokati Alban Duraj thotë se kuadri ligjor shqiptar është i plotë për të ndaluar shfrytëzimin ekonomik të fëmijëve, por problemi qëndron te zbatimi.

“Ligjet janë të qarta, çdo formë shfrytëzimi për përfitime monetare është e ndaluar dhe e dënueshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Por, në terren fëmijët vazhdojnë të punojnë, të shfrytëzohen dhe të lihen pa mbrojtje,” thekson Duraj.

Korniza ligjore është e gjerë:

Kushtetuta (Neni 54) garanton mbrojtje të veçantë për fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi.

  • Kodi i Punës ndalon punësimin e fëmijëve nën 16 vjeç, përveç rasteve të “punëve të lehta” që nuk dëmtojnë shëndetin apo arsimimin e tyre.
  • Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve (Nr. 18/2017) ndalon çdo formë pune që rrezikon shëndetin, edukimin apo zhvillimin e fëmijës dhe parashikon gjoba deri në 100 mijë lekë për shkelësit.
  • Kodi Penal (Neni 124/b) e cilëson si vepër penale detyrimin, shtytjen apo shfrytëzimin e të miturve për punë apo lypje, me dënim deri në 5 vjet burg.
  • Shfrytëzimi i fëmijëve në rrugët e Tiranës nuk është vetëm pasojë e varfërisë, por edhe e mungesës së përgjegjësisë institucionale. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka rol kyç në identifikimin dhe trajtimin e rasteve të shfrytëzimit, por mesa duket nuk vepron ndaj këtij fenomeni.

Ndërkohë, patrullat e policisë gjatë natës ndalojnë automjete për testin e alkoolit, por nuk ndërhyjnë për largimin e fëmijëve, që enden mes rrugëve për të shitur lule.

“Fëmijët nuk kanë pse të jenë në rrugë. Është detyrë e shtetit t’i mbrojë, jo t’i lërë në duart e atyre që përfitojnë nga varfëria e tyre,” shton Duraj.

Në Tiranë, fëmijët që lypin apo shesin lule janë kthyer në pamje të zakonshme. Kalimtarët janë mësuar t’i shohin, e shpesh i ndihmojnë nga mëshira. Por, çdo monedhë e dhënë, në fakt, ushqen një sistem të fshehtë shfrytëzimi.

Raporti i fundit i GRETA-s, grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i qershorit 2025, vlerësoi përparimet e Shqipërisë në zbatimin e Konventës për Luftën kundër Trafikimit, por paralajmëron se nevojiten ende përpjekje për të garantuar mbrojtje reale, mbështetje dhe drejtësi për viktimat, sidomos në fusshën e mbrojtjes së të drejtave të të miturve.

Raporti sërish ngre shqetësimin e vazhdueshëm për fëmijët që punojnë apo jetojnë në rrugë, duke e cilësuar këtë si një formë të shfrytëzimit ekonomik të lidhur me trafikimin. Edhe pse ligji i detyron bashkitë të krijojnë ekipe terreni për të identifikuar këta fëmijë, shumica prej tyre ende nuk e kanë zbatuar këtë detyrim. Organizata “Nisma ARSIS” është një nga të paktat që ofron mbështetje për fëmijët në rrugë, përfshirë ata që punojnë, por kapacitetet janë të kufizuara.

Në vend që të jenë në shkollë apo në gjumë, këta fëmijë qëndrojnë në semaforë e para lokaleve deri pas mesnate, nën rrezikun e trafikut, dhunës apo abuzimit. Dhe ndërsa ligjet flasin për mbrojtje, realiteti në rrugë tregon një tjetër histori: Një shoqëri që ka mësuar të bashkëjetojë me shfrytëzimin e fëmijëve të saj.

 

Marre nga ACQJ  (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues
Artikulli tjetër Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.