KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Flluska financiare, që po trondit Turqinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Flluska financiare, që po trondit Turqinë
AktualeAnalizeFinanceFokusRajoniSociale

Flluska financiare, që po trondit Turqinë

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2026 10:07 am
44 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një flluskë e madhe financiare ka shpërthyer në Turqi, duke përfshirë kompani me një vlerë të përgjithshme prej rreth 18 miliardë eurosh dhe afro gjysmë milioni persona që kishin investuar në fondet e tyre.

Në qendër të krizës janë shtatë kompani financiare që administronin 131 fonde investimi, ndërsa hetimet kanë çuar deri tani në arrestimin e më shumë se 45 personave.

Flluska nisi rreth dy vjet më parë. Shtatë kompanitë financiare filluan të investonin, përmes fondeve të tyre, në kompani aksionet e të cilave tregtoheshin pak në bursë.

Blerjet e shumta rritën me shpejtësi çmimet e aksioneve, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë dhe kapital të ri.

Rritja ishte aq e madhe sa Hedef, një prej kompanive të përfshira, u shndërrua për një periudhë të shkurtër në kompaninë e dytë më të madhe për nga kapitalizimi në Bursën e Stambollit. Por paralajmërimet nuk munguan.

Në qershor, grupi financiar MSCI kishte vënë në dukje rreziqet e investimit në tregun turk, duke ngritur dyshime se disa kompani mund të ishin duke manipuluar në mënyrë të koordinuar çmimet e aksioneve.

Kriza shpërtheu në mesin e shtatorit, kur kompania financiare Pusula, e cila administronte disa fonde, nuk ishte më në gjendje të kryente pagesat ndaj disa investitorëve.

Paniku u përhap shpejt dhe investitorët nisën të tërhiqnin paratë edhe nga kompanitë e tjera. Rasti i Hedef është shumë domethënës: aksionet e saj ranë në vetëm 8 lira turke, nga më shumë se 360 lira që kishin arritur në gusht.

Për të frenuar krizën, Komisioni i Tregjeve të Kapitalit të Turqisë urdhëroi në fund të muajit likuidimin e fondeve. Ndërkohë, Bursa e Stambollit përjashtoi 27 kompani nga BIST 100, indeksi kryesor i tregut turk.

Skandali preku edhe figura të rëndësishme të politikës dhe botës akademike. Fatma Betül Sayan Kaya, ish-ministre dhe nënkryetare e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoğanit, dha dorëheqjen nga posti në parti pasi opozita e akuzoi se kishte përfituar nga investimet në këto fonde përpara shpërthimit të krizës.

Hetimet u zgjeruan veçanërisht ndaj TERA-s, kompanisë më të ekspozuar. Policia arrestoi presidentin e saj, Emre Tezmen, si dhe dy anëtarë të bordit, vëllezërit Kerem dhe Emre Alkin.

Njëri kishte shërbyer si ambasador i Turqisë në OECD, ndërsa tjetri është ekonomist i njohur, rektor universiteti dhe komentator televiziv. Në total, numri i të arrestuarve ka kaluar 45.

Ministri i Financave, Mehmet Şimşek është përpjekur të qetësojë tregjet dhe publikun, duke deklaruar se kriza nuk përbën rrezik sistemik dhe se kompanitë e përfshira përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të sektorit financiar.

Autoritetet kanë urdhëruar likuidimin e 131 fondeve, në një proces që pritet të zgjasë gjashtë muaj. Pasuritë e fondeve do të shiten gradualisht dhe të ardhurat do t’u kthehen investitorëve.

Problemi është se paratë e mbledhura nuk mjaftojnë për t’i kompensuar plotësisht të gjithë. Për këtë arsye, autoritetet po shqyrtojnë një skemë të pazakontë: investitorëve që dolën nga tregu përpara shpërthimit të flluskës dhe realizuan fitime do t’u kërkohet të kthejnë vullnetarisht një pjesë të tyre, për t’ua shpërndarë më pas atyre që pësuan humbje.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia që investitorët me pozicione nën një milion lira, rreth 18 mijë euro, të marrin fillimisht shumën e investuar, ndërsa për investimet më të mëdha rimbursimi të jetë i kufizuar.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit
Artikulli tjetër 145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet për 4 vjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.