KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN rekomandim për Shqipërinë: Masa për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > FMN rekomandim për Shqipërinë: Masa për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme
FinanceKryesoreOpinionSociale

FMN rekomandim për Shqipërinë: Masa për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 9:38 am
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.

Në një intervistë për “Monitor”, FMN sugjeron që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si edhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI). FMN sugjeron se duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kredive në valutë të pambrojtura, kërkesa të tilla mund të diferencohen midis kredive në Lek dhe atyre në valutë.

“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid në përgjithësi, me raportet prudenciale që janë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Ndërkohë që rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë mbeten kryesisht të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme”, tha Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë,

FMN ka shprehur disa herë shqetësim vitin e kaluar lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme. Në fund të muajit tetor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët ishte në rritje vjetore me 13.4%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset ishte në rritje vjetore me 20.3%. Në mungesë të zhvlerësimit të euros në kursin e këmbimit me lekun, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.

Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji. Përqindja e financimit të pronës që blihet ose raporti mes kësteve të kredisë dhe të ardhurat varen nga politikat e brendshme të administrimit të rrezikut që aplikon secila bankë.

Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumaatore apo hipotekare, të dhënë nga bankat tregtare. Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të tdisa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.

Në muajin qershor të vitit 2024, edhe me rekomandimin e FMN-së, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.

Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind dhe të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si lider partie, shpërndahet parlamenti
Artikulli tjetër Nisin zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.