KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’/ Prokuroria nis hetimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’/ Prokuroria nis hetimet
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’/ Prokuroria nis hetimet

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 8:39 am
188 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Zhytja në rërën e detit Adriatik të pallateve të financuara nga projekti Aarab, “Durrës Marina”, ka sjellë nisjen e hetimeve kryesisht nga seksioni i krimit ekonomik pranë prokurorisë së Durrësit.

Hetimi është në fazën fillestare dhe prokuroria është përqëndruar në mbledhjen e dokumentacionit. Më pas do kalohet në fazën tjetër të marjes në pyetje të personave që kanë dijeni të saktë dhe kanë hartuar zbatimin e projektit.

Pritet që në ditët në vijim, pranë prokurorisë së Durrësit, të rregjistrohen edhe kallëzimet e para nga qytetarët që kanë blerë njësi tregtare dhe apartamente, tek godinat që kanë pësuar dëmtime në strukturën e themelit.

Skandali i cilësisë së dobët të ndërtimit që solli dhe zhytjen e disa objekteve në masën gati 50 cm, u zbulua gjatë një investigimi të emisionit “Piranja” në televizionin “Syri”.

Pas kësaj disa nga institucionet e monitorimit të ndërtimit, kanë kryer verifikime në teren ku gjatë ditës së djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit, pranoi ekzistencën e skandalit, duke pasqyruar fundosjen e dy godinave.

“…sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, Objekti 02 ka shfaqur një ulje prej 28 cm, ndërsa Objekti 04 një ulje prej 18 cm. Në verifikim kanë marrë pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të AZHT-së, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit…”-thuhet në deklaratën e IKMT-së.

Njëherësh IKMT-ja njoftoi se autoriteti ka kërkuar nga kompania zbatuese e projektit marrjen e menjëhershme të masave për përforcim strukturor, si dhe miratimin paraprak të çdo ndërhyrjeje nga institucionet përkatëse.

Tashmë rasti po trajtohet dhe nga prokuroria e Durrësi, e cila mësohet se ka nisur një procedim penal, për të kryereprime hetimore me qëllim zbulimin e rrethave të kësaj situate të rëndë, që çuan në fundosjen e dy pallateve në rërë.

Prokuroria mësohet të kërkojë pranë IKMT-së raportet topografike të kryera në teren dhe konstatimin e shkeljeve. Njëherësh në ditët në vijim do caktohen dhe 3 ekspertët ligjorë për të kryer veprime teknike mbi cilësinë e ndërtimit dhe pasojat që kanë ardhur.

Pritet që në ditët në vijim, pranë prokurorisë së Durrësit, të rregjistrohen edhe kallëzimet e para nga qytetarët që kanë blerë njësi tregtare dhe apartamente, tek godinat që kanë pësuar dëmtime në strukturën e themelit.

Në krye të këtij projekti gjigand për ndërtimin e një zone urbane elitare biznesi dhe turizmi qëndron firma “Alabar” nga Eiratet e Bashkuara Arabe dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese.

Rezulton se “Alabar”, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj Konstruksion” në pronësi të Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj.

Sipas të dhënave të mbledhura një rrjet firmash private janë shkaktarët e fundosjes së “Marinës në Durrës”, një prej skandaleve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, i cili nisi si një investim strategjik dhe po përfundon në një turp dhe njollë të madhe për Shqipërinë.

I trumbetuar me të madhe se pas ndërtimit qëndron firma “Alabbar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ata të cilët ndërtuan qindra godina në Dubai dhe Abu Dabi, Marina konsiderohej si shëmbëlltyra e turizmit dhe rezidencave luksoze, ndërsa tashmë projekti rrezikon të dështojë me turp, ende pa u inauguruar godinat e para.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja e sheh teknologjinë kineze si rrezik
Artikulli tjetër Cilësia e punës/ Punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.