KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Posaçme kërkon hetime më të thelluara për gjyqtaren Irena Gjoka
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Posaçme kërkon hetime më të thelluara për gjyqtaren Irena Gjoka
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Gjykata e Posaçme kërkon hetime më të thelluara për gjyqtaren Irena Gjoka

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 10:40 am
29 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme vendosi të martën më 19 maj kthimin në SPAK për hetime të mëtejshme e më të thelluara për çështjen penale në ngarkim të gjyqtares së saj, Irena Gjoka, e kallëzuar për veprën penale të falsifikimit pas pretendimeve se ajo kishte fshehur në formularin e deklarimit të figurës, një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme vërtetoi dënimin penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, më 23 mars iu drejtua gjykatës për pushimin e procedimit penal me argumentin se nuk është provuar që magjistratja ka qenë në dijeni të dënimit kur e ka kryer deklarimin për figurën – ndërkohë që e konsideroi veprën penale të parashkruar.

Gjyqtarja Marinela Osmani që shqyrtoi kërkesën e SPAK ka vlerësuar se hetimet e prokurorisë kanë qenë të paplota dhe vendosi të martën kthimin e akteve.

Sipas vendimit, SPAK duhet të vazhdojë hetimet dhe t’i thellojë ato në përputhje me pjesën arsyetuese të vendimit. Po ashtu, gjykata e urdhëron prokurorin e çështjes Bledar Maksuti që të kryejë veprimet e përcaktuara brenda gjashtë muajve, nga dita e njoftimit të vendimit të formës së prerë.

Sipas SPAK, dokumentacioni i përcjellë nga autoritetet greke të drejtësisë tregon se gjyqtarja Irena Gjoka, alias Shpata, alias Maneku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me burgim dhe gjobë, i konvertuar në gjobë. Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese.

Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke.

SPAK bëri me dije dy muaj më parë, se gjykimi penal ndaj Gjokës në Greqi është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Sipas prokurorisë, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se Gjoka është njoftuar realisht për procesin dhe shpalljen e vendimit.

Një tjetër argument i përdorur nga SPAK për kërkesën për pushimin e çështjes penale është parashkrimi i veprës penale. Sipas organit të akuzës, nga analiza e akteve rezulton se, edhe nëse do të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për Gjokën pas një kallëzimi të bërë nga Adriana Kalaja. Paralelisht, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka filluar një hetimin disiplinor ndaj Gjokës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të merrte një vendim ndaj saj.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve
Artikulli tjetër 263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.