KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Incident i pazakontë në gjykatën belge! Pleshtat ndërpresin seancën ndaj Franc Çopjas
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Incident i pazakontë në gjykatën belge! Pleshtat ndërpresin seancën ndaj Franc Çopjas
AktualeAnalizeFokusKryesoreSocialeTe Tjera

Incident i pazakontë në gjykatën belge! Pleshtat ndërpresin seancën ndaj Franc Çopjas

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2026 11:51 am
435 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre për 24 orë të hënën për shkak të pranisë së pleshtave në sallën e gjyqit.

Një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah. Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”.

“Kjo po shkon shumë larg,” deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

“Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” shtoi ajo, duke justifikuar shtyrjen e seancës. Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Sistemi i drejtësisë belge në krizë

Sipas mediave belge, sstemi i drejtësisë në Belgjikë po përballet me vështirësi serioze, ndërsa vendi duket se po humbet terren në luftën kundër drogës. Gjykatat e mbingarkuara dhe burgjet e mbipopulluara po nxisin shqetësime se situata po del jashtë kontrollit.

Gjyqi i Franc Gergely (Çopja) dhe 8 të pandehurve të tjerë nisi më 5 janar. Ata akuzohen për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Të dy klanet mafioze përmenden në hetimet për trafikim të gjerë të kokainës. Hetuesit arritën të identifikojnë të dyshuarit pasi depërtuan në shërbimin e mesazheve të koduara Sky ECC.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BKT konfirmon vjedhjen e kartave/ U klonuan një numër i vogël
Artikulli tjetër Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.