KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Interesat për kreditë e vogla konsumatore përsëri në rënie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Interesat për kreditë e vogla konsumatore përsëri në rënie
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Interesat për kreditë e vogla konsumatore përsëri në rënie

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 8:37 am
40 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 51.37%, nga 54.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.55%, nga 13.71% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 13.72% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.94, nga 20.01% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 20.29% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit u rrit përsëri në 28.05%, nga 26.57% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025, dhe 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 10.85%, nga 11.03% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 11.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.

Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie. Normat e tërheqëse të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të muajit gusht arriti në 121.9 miliardë lekë, në rritje me 21.3% krahasuar me një vit më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 1,1 miliardë euro investime publike të pashpenzuara në 8 muaj
Artikulli tjetër Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagojnë magjistratët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.