KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 11:34 am
97 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj katër shtetasve spanjollë, të akuzuar për grup kriminal dhe pastrim parash përmes tre shoqërive të regjistruara në Shqipëri, duke arritur që me vlerat monentare të futura në qarkullim të blejnë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Dhërmi. Për të pandehurin Domingo Romillo Iriarte, zotërues i shoqërisë “Wingëort” sh.p.k.; poseduesen e shoqërisë “Wortnova” sh.p.k., Mihaela Munteanu Manole dhe ortakun e vetëm të shoërisë Wortend” sh.p.k., Alvaro Romillo Castillo, SPAK kërkon gjykimin për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe për  “Kryerje e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. I pandehuri tjetër, Doris Pere akuzohet vetëmpër pastrim parash në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kanë regjistruar tre shoqëritë gjatë muajve qershor 2024 me kapital minimal, me të njëjtën adresë, ndërkohë që nuk kanë zhvilluar veprimtari reale ekonomike.

SPAK vlerëson se këto shoqëri janë përdorur si mekanizma për futjen, qarkullimin dhe integrimin e fondeve me origjinë të dyshuar kriminale, në ekonominë formale. Të pandehurit kanë kryer përmes shoqërive transaksione bankare dhe tatimore me vlera të konsiderueshme duke përdorur fatura të dyshuara si fiktive, pagesa pa dokumentacion ekonomik justifikues, si dhe transferta ndërkombëtare me subjekte të huaja, të lidhura me personat e përfshirë në këtë skemë pastrimi parash.

Në njoftim bëhet me dije se shoqëria “Wortend” sh.p.k. ka realizuar qarkullime financiare në vlera të larta, të cilat nuk përputhen me aktivitetin e deklaruar dhe kapacitetet reale ekonomike të saj. Gjithashtu, janë konstatuar kreditime bankare që tejkalojnë vlerën e faturave të lëshuara, pagesa ndaj shoqërive të huaja pa dokumentacion justifikues, si dhe blerje të pasurive të paluajtshme dhe automjeteve me vlerë të lartë.

Nga hetimi ka rezultuar se një pjesë e fondeve janë përdorur për blerjen e dy pasurive të paluajtshme në zonën e Dhërmiut, me sipërfaqe totale 23.16 hektarë, për çmimin 1 milion e 621 mijë euro.

Sipas SPAK, nga akti i ekspertimit vlerësues ka rezultuar se vlera e tregut e këtyre pasurive në momentin e shitblerjes ishte më e lartë se vlera e deklaruar në kontratë.

Nga shkëmbimi informacioneve me autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës, është konstatuar se disa prej të të pandehurve janë subjekt hetimi për vepra penale të mashtrimit.

SPAK cilëson të pandehurin Domingo Romillo Iriarte si drejtues dhe organizues në krijimin dhe funksionimin e skemës së pastrimit të parave, gjë që e ka realizuar duke administruar shoqëritë tregtare, duke orientuar qarkullimin e fondeve dhe vendosur për investimet në pasuri të paluajtshme e asete të tjera.

Të pandehurit Mihaela Munteanu Manole dhe Alvaro Romillo Castillo dyshohen se kanë kontribuar përmes rolit të tyre formal në shoqëritë, “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k., duke krijuar pamjen e ligjshme të veprimtarisë ekonomike dhe të qarkullimit të fondeve.

Mbi pasuritë në pronësi të këtyre tre të pandehurve është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Ndërsa e pandehura, Doris Pere dyshohet se ka ndihmuar në funksionimin e skemës duke kryer veprime administrative, bankare dhe organizative në Shqipëri,  përfshirë sigurimin dhe përdorimin e adresave për shoqëritë tregtare, si dhe kryerjen e pagesave të ndryshme në emër të tyre.

Hetime të shumta të SPAK kanë zbuluar se pastrimi i parave në Shqipëri ka marrë hov gjatë dekadës së fundit, duke i injektuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, qindra miliona euro të përfituara nga veprimtari të paligjshme.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë
Artikulli tjetër KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.