KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilli për Shkencën dhe Kërkimi Shkencor do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Këshilli për Shkencën dhe Kërkimi Shkencor do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama
KryesoreOpinionSocialeZhvillim

Këshilli për Shkencën dhe Kërkimi Shkencor do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2024 11:30 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median miratoi të martën projektligjin e ri të qeverisë “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, ku parashikohet ngritja e një organi të ri mbikqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri.

Pavarësisht se në ligj thuhet se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues për përmirësimin e kërkimit shkencor, praktikisht ai merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor. Në përbërje të Këshillit parashikohet të jenë 7 ministra, ministri përgjegjës për shkencën; inovacionin; energjinë; bujqësinë; shëndetësinë; mbrojtjen dhe për mjedisin, si dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë, nga Akademia e Shkencave dhe qendrat e inovacionit.

Gjatë miratimit në mënyrë të njëanshme nga deputetët socialistë në nenin përkatës që parashikon mënyrën e funksionimit të këtij këshilli u ndryshua vetëm një fjalë në funksionet që do të kryejë ky këshill duke zëvendësuar ‘monitoron’ me ‘analizon’, -“analizon sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit shkencor si dhe ecurinë drejt integrimit të sistemit në zonën evropiane të kërkimit (ERA), duke rekomanduar përmirësimin e tij sipas rastit”.

Zëvendësimi shkaktoi diskutime në komision, pasi deputetët e opozitës të pranishëm këmbëngulën që shqetësimi nuk lidhej me një fjalë, por me qëllimin e dispozitës për kontrollin e shkencës nga Kryeministri. “Po lëmë shkencën në duart e disa njerëzve jo teknikë dhe kjo ngre shqetësim për censurim të lirisë së kërkimit shkencor”- tha deputetja e PD-së Oriela Nebijaj. “Një model antishkencor dhe antieuropian”- e cilësoi nenin në fjalë kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, duke folur për BIRN-in pas mbledhjes së komisionit.

“Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”- shtoi Zhupa. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se me çfarë cilësish shkencore kryeministri merr përsipër të drejtojë një këshill për kërkimin shkencor.

Deputetët socialistë miratuan një sërë ndryshimesh në formulimet fillestare, për të cilat thanë se ishin sugjerime të ardhura nga drejtuesit e universiteteve, një organizëm i cili fillimisht e kundërshtoi me forcë nismën duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet.

Konferenca e Rektorëve i kishte dërguar Kuvendit një oponencë të gjatë me argumente kundër draftit qeveritar ku ngrihej shqetësimi se dispozitat ligjore ishin anti-kushtetuese, cënonin lirinë shkencore dhe nuk zgjidhin problematikat e vërteta që ka fusha e kërkimit shkencor.

Gjithsesi varianti final duket se është pranuar prej tyre. Kryetari i Konferencës së Rektorëve, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i tha BIRN-it të martën se nuk kishte kundërshtime për variantin e miratuar në komision. “Kemi qenë në komunikim me ministrinë e Arsimit dhe besojmë se janë reflektuar shqetësimet tona”- tha ai në një bisedë telefonike.

Ndërsa deputetja Zhupa i cilësoi ndryshimet e draftit fillestar si “retushime” që nuk zgjidhin problematikat themelore te ligjit. “Një ligj antishkencë dhe antieuropë, që censuron dhe patronazhon shkencën nga politika”- këmbënguli ajo.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj 57 %
Artikulli tjetër Turqia prezantoi helikopterin “Gokbey”, në bazën që u sulmua javën e kaluar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.