KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2026 9:09 am
31 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në 29 nga 30 kontratat e punëve publike të audituara në Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi diferenca mes volumeve të punimeve të likuiduara dhe atyre të kryera realisht.

Vlera për të cilën KLSH-ja kërkon rikuperimin e dëmit ekonomik arrin në 18.7 milionë lekë me TVSH, ndërsa auditimi ka gjetur edhe objekte të kolauduara e të marra në dorëzim pa dokumentacionin e kërkuar të ndërtimit.

Kontrolli përfshin kontrata të zbatuara gjatë periudhës 2019-2024. Nga 30 kontrata të përzgjedhura për auditim, vetëm në një prej tyre nuk u raportuan diferenca të tilla, ndërsa në 29 të tjerat KLSH gjeti volume punësh të pakryera në kundërshtim me kontratat e sipërmarrjes.

Për këto raste, audituesit i kanë rekomanduar Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa për arkëtimin e rreth 18.7 milionë lekëve, të cilat përfaqësojnë vlerën e punimeve të likuiduara, por të pakryera. Në total, masat për shpërblim dëmi të lidhura me auditimin arrijnë rreth 19.1 milionë lekë, ku pjesa kryesore vjen pikërisht nga kontratat e punëve publike.

Gjetjet shtrihen në një numër investimesh infrastrukturore, kryesisht në veprat e ujitjes, kullimit, mbrojtjes lumore dhe objekte të tjera në administrim të Ministrisë. Vetëm gjatë vitit 2020, Ministria realizoi gjashtë procedura për punime ndërtimore me vlerë rreth 1.16 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa në 2021 u realizuan 12 procedura me vlerë rreth 762.7 milionë lekë dhe në 2022, 23 procedura me vlerë 855.1 milionë lekë.

Nga auditimi nuk rezultuan vetëm diferenca në volumet e punimeve. KLSH-ja gjeti edhe pesë objekte të marra në dorëzim dhe të likuiduara pavarësisht problematikave me lejen e ndërtimit ose deklaratën paraprake të punimeve.

Mes tyre është “Rrëshqitja Lekël”, ku nuk ishte zgjatur leja në përputhje me afatin e punimeve; rehabilitimi i V-2 në Dropull, ku mungonte deklarata paraprake; mbrojtja nga lumi Vjosë në Kashishtë; rehabilitimi i argjinaturës së Tonës, segmenti Tarin-Perlat; si dhe Markata e Peshkut me Shumicë në Vlorë, për të cilën KLSH-ja konstatoi mungesën e lejes së ndërtimit.

KLSH-ja konstatoi gjithashtu mungesë të dokumenteve kryesore teknike në dosjet e zbatimit, të nevojshme për të provuar kontrollin e cilësisë së punimeve. Raporti thotë se kjo gjë dobëson gjurmueshmërinë e procesit të mbikëqyrjes, kolaudimit dhe certifikimit të sasive dhe materialeve përpara pagesës.

Në rekomandimet përfundimtare, KLSH-ja kërkon që Ministria të rikuperojë dëmin nga sipërmarrësit për punimet e likuiduara dhe të pakryera dhe që objektet të mos kolaudohen pa lejet dhe dokumentacionin teknik të kërkuar.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nen për nen/ Nga tenderat, te krimet zgjedhore, cilët shpëtojnë nga arrestimi me draftin “Rama”
Artikulli tjetër Kasharaj, katastrofa ekologjike që nxori në pah dështimin institucional…

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.