KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontrabandistët zbarkuan drogën në një plazh plot me turistë, në Spanjë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kontrabandistët zbarkuan drogën në një plazh plot me turistë, në Spanjë
AktualeFokusSocialeTe Tjera

Kontrabandistët zbarkuan drogën në një plazh plot me turistë, në Spanjë

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2025 10:30 am
398 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Grupi i kontrabandistëve të drogës u ndalua pasi zbritën ngarkesën para syve të turistëve.

Ngjarja ndodhi në plazhin Playa Ancha dhe u regjistrua në një video që u përhap në internet. Në video shihet një anije që i afrohet bregut, ndërsa ekuipazhi i dorëzon disa pako të mëdha një grupi burrash në tokë, të cilët i ngarkojnë shpejt në një automjet të parkuar në rërën e plazhit.

Të dyshuarit, shumica prej të cilëve fshehin fytyrat me bluzat, bartnin çanta të rënda përmes plazhit, duke kaluar pranë larësve dhe familjeve me fëmijë. Pasi u zbrit ngarkesa, një burrë tjetër u hodh nga gliseri dhe iu bashkua grupit në veturë, e cila u largua me shpejtësi nga plazhi. Anija gjithashtu u kthye drejt detit.

Sipas gazetës spanjolle Diario de Pontevedra, anija kishte ardhur nga Maroku, ndërsa mjeti është marrë me qira (ose ndoshta i vjedhur) nga Gjibraltari.

Kryetari i komunës Casares, Juan Luis Villalon, konfirmoi se hetimet i ka marrë në dorë departamenti special kundër trafikimit të drogës.

“Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë më parë në Casares, e aq më pak në mes të ditës. Kjo është një arsye për alarm dhe thirrje për veprim publik. Njësia na ka thënë se ka marrë në dorë hetimin, por kjo situatë na shqetëson shumë”, tha ai.

Ngjarja shkaktoi edhe shumë reagime negative në rrjetet sociale, ku përdoruesit thonë se këto skena nuk janë më përjashtim dhe se kontrabandistët ndihen të sigurt për të kryer operacionet e tyre edhe në mes të ditës. Edhe pse policia ende nuk është deklaruar zyrtarisht, kryetari i komunës konfirmoi se disa persona janë arrestuar.

Spanja njihet si një nga pikat kryesore hyrëse të drogës në tregun evropian. Autoritetet atje regjistrojnë rregullisht konfiskimet të mëdha të kokainës dhe kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe shumica e ngarkesave vijnë me anije nga Amerika Qendrore dhe e Jugut si dhe Afrika.

 

Marrë nga EFE.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e importeve në ulje për të tretin vit radhazi
Artikulli tjetër Silvinjo pas fitores me Gjibraltarin: “Kemi bërë një paraqitje të mirë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.