KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 3:16 pm
49 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria regjistron nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor për koston e jetesës, shpopullimin dhe korrupsionin, ndërsa qytetarët shprehin besim të ulët te institucionet politike.

Sipas raportit “SecuriMeter 2026” të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), 97% e shqiptarëve janë të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin, ndërsa 95% për largimin e popullsisë dhe emigrimin.

Një tjetër gjetje veçanërisht shqetësuese lidhet me sistemin shëndetësor: 61% e familjeve shqiptare deklarojnë se kanë kryer pagesa shtesë informale për të marrë shërbime shëndetësore, më shumë se dyfishi i mesatares rajonale prej 27%.

Raporti, i publikuar më 18 nëntor, tregon se ndërsa perceptimi i përgjithshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar krahasuar me një vit më parë, shqetësimet e përditshme ekonomike, korrupsioni, emigrimi dhe mosbesimi te institucionet vazhdojnë të mbeten të larta.

Anketimi është zhvilluar përmes intervistave ballë për ballë me 6,003 të rritur në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës 1–17 shtator 2026. Ky është edicioni i gjashtë i SecuriMeter, një anketim rajonal që zhvillohet çdo vit që prej vitit 2021, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme italiane.

Korrupsioni dhe pagesat informale, Shqipëria në krye të rajonit

Përveç shqetësimeve ekonomike, korrupsioni shfaqet si një nga problemet më të mprehta për qytetarët shqiptarë. Sipas raportit, 92% e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin të përhapur gjerësisht në vend, përqindja më e lartë në rajon. Gjithashtu, 61% mendojnë se korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit.

Pagesat informale në shëndetësi përbëjnë një tjetër tregues domethënës. Ndërsa në nivel rajonal 27% e të anketuarve deklarojnë se vetë ose një anëtar i familjes kanë kryer një pagesë shtesë në sistemin shëndetësor, në Shqipëri kjo shifër arrin në 61%.

Në të njëjtën kohë, besimi te institucionet politike mbetet i ulët. Vetëm 6.7% e shqiptarëve shprehen se kanë besim te partitë politike, 18% te parlamenti dhe 30.1% te qeveria. Në të kundërt, 47.3% shprehin besim te policia dhe 43.7% te ushtria.

Emigrimi dhe pasiguria ekonomike

Shqetësimi për largimin e popullsisë është veçanërisht i lartë në Shqipëri, ku 95% e të anketuarve e konsiderojnë atë një problem. Megjithatë, në nivel rajonal, 65% e qytetarëve thonë se nuk dëshirojnë të largohen jashtë vendit, ndërsa 29% shprehin njëfarë synimi për emigrim.

Të rinjtë mbeten grupi më i prirur për t’u larguar. Në grupmoshën 18–24 vjeç, 58% e të anketuarve në rajon shprehen se po konsiderojnë emigrimin. Prej tyre, 29% kanë një plan të zhvilluar ose kanë nisur të ndërmarrin hapa konkretë.

Bashkimi Evropian mbetet destinacioni më i preferuar për ata që dëshirojnë të largohen, i përzgjedhur nga 45% e të anketuarve në rajon. Pas tij renditen Zvicra me 15% dhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, së bashku me 14%.
Vështirësitë ekonomike reflektohen edhe në aftësinë e familjeve për të përballuar shpenzimet e papritura. Në nivel rajonal, vetëm 33% e të anketuarve mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa marrë borxh apo pa kërkuar ndihmë. Ndërsa vetëm një e katërta janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e banesave.

Në Shqipëri, këto vështirësi janë edhe më të theksuara: vetëm 4% e të anketuarve shprehen të kënaqur me përballueshmërinë e banesave dhe qirave.

Dezinformimi dhe mosbesimi te burimet e informacionit

Raporti evidenton gjithashtu shqetësimin në rritje për dezinformimin dhe lajmet e rreme, të cilat renditen ndër kërcënimet kryesore për qytetarët e rajonit. Në nivelin e Ballkanit Perëndimor, 72% e të anketuarve janë të shqetësuar për dezinformimin dhe lajmet e rreme, ndërsa 70% për krimin kibernetik dhe mashtrimet online.

Politikanët (81%) dhe partitë politike (80%) identifikohen si burimet kryesore të informacionit të rremë ose çorientues, pothuajse në të njëjtin nivel me rrjetet anonime të mediave sociale (79%).

Në Shqipëri, perceptimi është edhe më kritik. 94% e të anketuarve i konsiderojnë politikanët dhe 96% partitë politike si burime të përhapjes së informacionit të rremë, përqindjet më të larta në rajon.

Ndërkohë, 74% e qytetarëve në rajon shprehen të shqetësuar për vjedhjen e të dhënave personale, por besimi te aftësia e institucioneve për t’i mbrojtur këto të dhëna mbetet i ulët.

Qytetarët ndihen më të sigurt, por frika nga konfliktet mbetet

Pavarësisht problematikave ekonomike dhe institucionale, perceptimi i përgjithshëm për sigurinë në rajon është përmirësuar. Në vitin 2026, 57% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e konsiderojnë vendin e tyre të sigurt për të jetuar, krahasuar me 49% në vitin 2025. Gjithashtu, 49% e konsiderojnë Ballkanin Perëndimor një rajon të sigurt, nga 38% një vit më parë.

Megjithatë, frika nga konfliktet nuk është zhdukur. Rreth 48% e të anketuarve shqetësohen për mundësinë e një lufte që do të përfshinte vendin e tyre, ndërsa po aq për një konflikt mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqetësimi është më i lartë në Serbi, ku 61% druhen nga një luftë që do të përfshinte vendin, dhe në Bosnjë-Hercegovinë, ku kjo përqindje arrin në 58%.

Në Shqipëri, 70% e të anketuarve shprehin besim te Bashkimi Evropian dhe 81% te NATO, nivelet më të larta të besimit ndaj këtyre dy organizatave në rajon. Në të kundërt, në Serbi besimi te BE-ja është 21% dhe te NATO vetëm 9%.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
Aktuale Analize Sociale Sporti 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.