KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja pranon organizatat mjedisore si palë në çështjen e Zonave të Mbrojtura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kushtetuesja pranon organizatat mjedisore si palë në çështjen e Zonave të Mbrojtura
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Kushtetuesja pranon organizatat mjedisore si palë në çështjen e Zonave të Mbrojtura

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2025 11:04 am
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar përfshirjen e organizatave mjedisore si palë të treta në gjykimin kushtetues të nisur nga një e pesta e deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.

Seanca plenare, e cila do të jetë publike, do të zhvillohet më 3 qershor 2025. Organizata si “Eco Albania” dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) do të përfaqësohen nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Meçi”.

“Përfshirja e organizatave të tilla në një gjykim kushtetues në këtë fazë nuk është e zakonshme dhe përbën një hap të rëndësishëm për shoqërinë civile, duke rritur transparencën dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje”, thuhet në një deklaratë të qendrës “Res Publica”.

Taulant Bino, nga AOS, e cilësoi këtë vendim si një zhvillim pozitiv, që lejon që përtej argumenteve të partive politike të merren në konsideratë edhe opinionet e organizatave dhe ekspertëve të tyre.

“Shpresa vdes e fundit, shpresojmë që edhe argumentet tona të kenë peshë! Besimi tek drejtësia në Shqipëri është disi i kufizuar, por ne shpresojmë”, theksoi Bino.

Ndërkohë, Besjana Guri analizoi për Citizens.al se legjitimimi i organizatave mjedisore në këtë proces shënon një pikë kthese për trajtimin e çështjeve mjedisore në gjykatat shqiptare, veçanërisht në nivelin më të lartë, siç është Gjykata Kushtetuese.

“Ne si organizatë kemi kundërshtuar ndryshimet e miratuara, pasi vlerësojmë se ky ligj ul nivelin e mbrojtjes së zonave të mbrojtura, duke i hapur rrugë zhvillimit infrastrukturor të pakontrolluar dhe të paqëndrueshëm në parqet kombëtare”, tha Guri.

Ligji që lejon ndërhyrjet në zonat e mbrojtura u miratua më 22 shkurt me 74 vota “pro”.

Fillimisht, ai i dha kompetenca bashkive për të administruar jo më pak se 20% të sipërfaqeve të këtyre zonave. Pas kritikave dhe kundërshtimeve nga ekspertët dhe organizatat mjedisore, qeveria organizoi disa dëgjesa publike dhe premtoi rishikimin e draftit.

Megjithatë, drafti i dytë – i cilësuar nga kritikët si një kalim “nga shiu në breshër” i transferoi kompetencat vendimmarrëse tek qeveria, duke hapur rrugën për tjetërsim dhe investime strategjike në zonat e mbrojtura.

Shqipëria numëron 12 parqe kombëtare, 23 parqe natyrore, 516 monumente natyre, 5 zona të mbrojtura me interes ndërkombëtar, 5 peizazhe të mbrojtura dhe 1 rezervat të biosferës, të cilat, me ndryshimet e fundit ligjore vihen në rrezik nga ndërtimi.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arsimi dhe punësimi, sfida të njëjta për të rinjtë në Ballkan
Artikulli tjetër Hekurudha Shkodër-Gjakovë po ndërtohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.