KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lezhë, si ka ecur procesi i rindërtit, 5 vite pas tërmetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lezhë, si ka ecur procesi i rindërtit, 5 vite pas tërmetit
AnalizeFokusSociale

Lezhë, si ka ecur procesi i rindërtit, 5 vite pas tërmetit

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2024 6:56 am
121 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtatë familje të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë kanë pesë vite pa çati mbi krye. Pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ u shemb tre vite më pare, por nuk është rindërtuar. Bashkia e Lezhës është në pritje të financimit nga qeveria, ndërkohë që familjet e pastreha marrin bonusin e qirasë.

Lezha ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. Në këtë qark u raportuan qindra familje të pastreha, mes të cilave edhe banorët e një pallati tre katësh në qendër të qytetit. Dëmtimi i pallatit 71 në lagjen ‘Besëlidhja’ (ose siç njihet ndryshe dhe Pallati te BKT) rreth pesë vite më parë la shtatë familje të pastreha.

Asokohe, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu premtoi rindërtimin e pallatit. Ky është viti i katërt që Faktoje verifikon ‘fatin’ e pallatit 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Lezhë. Objekti u shemb tre vite më parë por rindërtimi nuk ka nisur ende.

Familjet e pastreha vijojnë të marrin bonusin e qirasë. Por rreth pesë vite pas tërmetit tragjik, Bashkia nuk është në gjendje të japë një afat mbi fillimin e punimeve. Shkak për këtë situatë është mungesa e financimit.

“Bashkia Lezhë ka bërë kërkesë për financim për ndërtimin e këtij objekti me qëllim sigurimin e strehimit për banorët e prekur nga tërmeti dhe jemi në pritje të financimit.”, pohon Bashkia e Lezhës.

Alfrida Marku, anëtare e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Lezhës thotë se në Lezhë janë gjithsej 53 familje të pastreha pas tërmetit.

“Për 53 familje në Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të tyre. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen, Bashkia Lezhë ka pezulluar, pa asnjë shkak, gjatë vitit 2023, fondin prej 2 miliardë lekë të akorduar për rindërtimin.”, pohon Marku.

Në total, “mbi 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë, deri më sot, për procesin e rindërtimit, por përkunder çdo logjike menaxhimi, këto fonde nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur situatën e familjeve që vuajtën pasojat e tërmetit.”, përfundon ajo.

Rindërtimi i pallatit 71 në Lezhë u mor përsipër nga Fondacioni Firdeus, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Bashkinë e Lezhës. Palët nuk gjetën dakordësi. Bashkia thotë se Fondacioni u tërhoq nga financimi por pa dhënë arsyet.

Ne ju drejtuam Fondacionit Firdeus dhe drejtuesit Elvis Naçi për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, do ta kategorizojmë të pambajtur.

 

Marre nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni
Artikulli tjetër Italia Viva dërgon Melonin në Gjykatë: Shpërdoroi paratë me kampin e Gjadrit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.