KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi, protestë kundër policisë për përgjigjen ndaj vrasjes së shumëfishtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi, protestë kundër policisë për përgjigjen ndaj vrasjes së shumëfishtë
AktualeFokusRajoniSociale

Mali i Zi, protestë kundër policisë për përgjigjen ndaj vrasjes së shumëfishtë

Përditësimi i fundit: 4 Janar, 2025 11:03 am
179 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qindra malazezë protestuan të premten në kryeqytetin e Mali të Zi Podgoricë kundër, siç thanë ata, mungesës së veprimeve të autoriteteve për ta parandaluar vrasjen e shumëfishtë që shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rëndë të katër të tjerëve.

Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në vend, ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi viktimat në Cetinjë pasi kishte konsumuar alkool. Ai arriti t’i shmanget policisë për orë të tëra.

Në mesin e të vrarëve është edhe motra e tij. Më pas ai vrau veten dhe vdiq nga plagët e marra në orët e hershme të së enjtes.
Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Protestuesit fillimisht mbajtën heshtje për të përkujtuar viktimat dhe pastaj lëshuan fyerje në drejtim të policisë, të cilët rrethuan ndërtesën e qeverisë në qendër të qytetit. Disa protestues u përpoqën që të thyejnë perimetrin e sigurisë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Sistemi juaj është i kalbur” dhe “I keni duart e përgjakura”. Ata lidhën trëndafila me fjongo të zeza në shenjë zie.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë Ministrin e Brendshëm Danilo Saranoviç dhe drejtorin e policisë Lazar Sçepanoviç.

Drejtori Sçepanoviç tha të enjten se përgjigja e policisë ndaj të shtënave ishte vonuar për shkak të informacionit të gabuar, që e drejtoi patrullën e policisë në drejtim të gabuar.

“Si njerëz të ndershëm, duhet të dilni dhe të na tregoni se çfarë po ndodh në sistemin tuaj… apo nesër një tragjedi e tillë mund të trokasë në derën tonë”, brohoriti një protestues.

Kjo ishte vrasja e dytë në masë brenda më pak se tre vitesh në Cetinjë, që gjendet 38 kilometra në perëndim të Podgoricës. Në gusht të vitit 2022, një i armatosur vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, para se të vritej.

Protesta e të premtes përkoi me seancën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë që u mblodh për të diskutuar mbi incidentin, përfshirë për çështjet që lidhen me luftimin e armëmbajtjes pa leje, ashpërsimin e kritereve për armëmbajtje dhe rekrutimin e më shumë pjesëtarëve të policisë.

Ashtu si vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi është i mbushur me armë pa leje, të mbetura kryesisht nga luftërat e përgjakshme të viteve 1990-ta.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos, niset me helikopter drejt Athinës
Artikulli tjetër UNESCO: Shqipëria ka përkeqësim në arsim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.