KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 11:21 am
47 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Numri i të diplomuarve në Shqipëri ka pësuar një tjetër tkurrje në arsimin parauniversitar gjatë vitit shkollor 2024-2025, ndërsa universitetet kanë regjistruar një rritje të lehtë të studentëve që përfundojnë studimet. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në total janë diplomuar 82.640 nxënës dhe studentë në të gjitha nivelet e arsimit, ku 35% i përkasin arsimit të lartë.

Sipas statistikave, në arsimin parauniversitar janë diplomuar 53.701 nxënës, me një rënie prej 1.5% krahasuar me një vit më parë. Tkurrja është reflektuar sidomos në arsimin e mesëm të lartë, ku numri i maturantëve të diplomuar ra me 3%, në 25.925 nxënës. Ndërkohë, në arsimin 9-vjeçar janë diplomuar 27.682 nxënës, pothuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një dominim të institucioneve publike në diplomime. Rreth 89.3% e nxënësve të arsimit bazë dhe 83.9% e maturantëve janë diplomuar në shkolla publike. Në arsimin profesional, vetëm 12.3% e të diplomuarve të arsimit të mesëm i përkasin këtij profili, ndërsa vajzat mbeten dukshëm më pak të përfaqësuara, me vetëm 15.7% të totalit të diplomimeve profesionale.

Ndryshe nga ciklet parauniversitare, universitetet kanë regjistruar rritje. Gjatë vitit akademik 2024-2025 u diplomuan 28.939 studentë, ose 2.6% më shumë se një vit më parë. Mbi gjysma e tyre, 50.6%, kanë përfunduar programet Bachelor, ndërsa 43.4% programet Master. Femrat vijojnë të dominojnë arsimin e lartë, duke përbërë 65.3% të të diplomuarve. Po ashtu, dy të tretat e studentëve janë diplomuar në universitete publike.

Fushat më të preferuara të studimit mbeten “Biznes, administrim dhe ligj”, ku diplomohen 23.3% e studentëve, e ndjekur nga “Shëndet dhe mirëqenie” me 22.4% dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 14%. Ndërkohë, teknologjia e informacionit dhe komunikimit vijon të mbetet në nivele më të ulëta krahasuar me kërkesën e tregut të punës, duke zënë vetëm 6% të diplomimeve.

Shifrat konfirmojnë vijimin e tendencës së rënies së bazës së nxënësve në arsimin parauniversitar, fenomen i lidhur me emigracionin, uljen e lindjeve dhe tkurrjen demografike, ndërsa universitetet po ruajnë një ritëm më pozitiv diplomimesh, të mbështetur edhe nga zgjerimi i programeve të studimit dhe kërkesa më e lartë për arsim të lartë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Artikulli tjetër Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.