16% e punonjësve shqiptarë punojnë më pak se 10 orë në javë, shumë më tepër se rajoni, referon një studim i Fondit Europian të Trajnimeve publikuar së fundmi.
Të dhënat tregojnë një pjesë e madhe punonjësve në vendin janë të nën-punësuar dhe të ardhurat që sigurojnë janë tërësisht të pamjaftueshme.
Anketa vëren se shumica e punonjësve në Ballkan kanë orare të rregullta pune, kryesisht ndërmjet 30 dhe 49 orë në javë. Megjithatë, 8% e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në 14% në Shqipëri dhe Kosovë punojnë më shumë se gjatë 50 orë pune në javë.
Gjithashtu rreth një e treta e punonjësve në Ballkanin Perëndimor janë të ekspozuar ndaj rreziqeve në vendin e punës, të tilla si kushtet jo të përshtatshme dhe pajisjet. Bosnja kryeson rajonin për përqindjen e lartë të punonjësve me kushte jo të përshtatshme 34% dhe Serbia 33%, Shqipëria 29% dhe Maqedonia e Veriut 28%.
Anketa ka vërejtur se një pjesë gjithnjë më e madhe e të punësuarve punojnë larg vendbanimit të tyre dhe kjo tendencë është në rritje. Bosnja dhe Shqipëria kanë përqindjen më të lartë të punonjësve larg vendbanimit 36%, Shqipëria 33% dhe Kosova më të ulëtën 21 %.
Punonjësit me arsim të lartë ka më shumë gjasa të përfitojë nga puna në distancë, por ky grup përfshin gjithashtu punëtorë krahu në ndërtim dhe sektorët e bujqësisë. Anketa e ETF me rreth 1000 të punësuar në Shqipëri tregoi se prevalenca e punësimit informal është e lartë në vendet e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.
Përqindja e punëtorëve pa kontratë varionte nga 20% në Shqipëri, në 6% në Serbi, ndërsa ishte vetëm 2% në BE. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese pasi lë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore në punë të pasigurta. Tregu i punës në vendin tonë ka problematika të shumëfishta që lidhen me informalitetin e lartë, pagat e ulëta dhe mospërputhje të aftësive me nevojat e tregut të punës.
Marrë nga Monitor