KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Milano Cortina 2026’ ul siparin, Norvegjia në krye, Shqipëria do ta kujtojë si pjesëmarrjen më të madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ‘Milano Cortina 2026’ ul siparin, Norvegjia në krye, Shqipëria do ta kujtojë si pjesëmarrjen më të madhe
AktualeAnalizeSocialeSporti

‘Milano Cortina 2026’ ul siparin, Norvegjia në krye, Shqipëria do ta kujtojë si pjesëmarrjen më të madhe

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 9:20 am
203 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me finalen spektakolare të hokejit mbi akull u mbyllën zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, që nga 6 shkurti deri sot u zhvilluan në disa zona të Italisë veriore.

Finalja e shumëpritur në hokej mbi akull u fitua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por triumfi në këtë disiplinë nuk mjaftoi që amerikanët të shpalleshin kombëtarja më e suksesshme e Lojërave. Me 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia dominoi renditjen e përgjithshme, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik për numrin e medaljeve të arta në një edicion të Lojërave Dimërore. Kjo është hera e katërt radhazi që norvegjezët kryesojnë tabelën e medaljeve.

Në vendin e dytë u renditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 12 medalje të arta, po aq të argjendta dhe nëntë të bronzta (33 gjithsej). Nga dhjetë medalje të arta siguruan Holanda dhe Italia, ndërsa nga tetë fituan Gjermania, Franca dhe Suedia. E teta në renditje ishte Zvicra me gjashtë medalje të arta.

Në disiplinat e skijimit alpin dominimi ishte i zviceranëve, të cilët fituan katër medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta. Pas tyre u renditën Italia dhe SHBA me nga dy të arta, ndërsa nga një medalje të artë morrën Austria dhe Brazili.

Në këtë edicion morën pjesë 2871 sportistë nga 92 shtete. Mes tyre ishin edhe Shqipëria dhe Kosova, por pa arritur rezultatet e synuara. Denni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore. Lara u rendit e 16-ta në Slalomin Gjigant dhe e 10-ta në disiplinën e Slalomit në skitë alpine. Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t në Super-G dhe po në atë pozicion në Slalomin Gjigant. Semire Dauti dhe Lisa Brunga u mjaftuan me pjesëmarrjen.

Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, që garoi në tri disiplina të skijimit alpin, dhe Drin Kokaj në një disiplinë, por të dy dolën nga gara të eliminuar. Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së këtyre Lojërave në ‘Arenën e Veronës’. Pas përfundimit të suksesshëm të këtij edicioni, Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen gjatë vitit 2030 në Alpet Franceze.

 

Marrë nga ANSA.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arbitrat sërish nën shënjestër në Serie A, shpërthejnë polemikat për golin e Parmës kundër Milanit
Artikulli tjetër Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.