Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo.
“Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale”.
Sjellja, theksohet në letër, nuk duhet të udhëhiqet nga interesat private apo nga ndikimi politik gjatë proceseve vendimmarrëse. Nëpunësi, thuhet në urdhër, duhet të kërkojë përjashtimin kur konstaton konflikt të mundshëm interesi. Një tjetër pikë në Kod është sinjalizimi i korrupsionit, ku do të garantohet mbrojtja e konfidencialitetit të nëpunësit që raporton shkelje të ligjit gjatë detyrës.
“Nëpunësit i ndalohet të kërkojë ose të pranojë drejtpërdrejt ose tërthorazi dhurata, shpërblime, favore, ose cfarëdo përfitimi tjetër, si dhe premtime për përfitime, për veten ose për persona të lidhur me të, kur ato ndikojnë ose mund të ndikojnë, apo krijojnë perceptimin se ndikojnë, në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës ose përbëjnë, apo mund të perceptohen si shpërblim për kryerjen e saj”.
Në dokument specifikohet edhe se gjatë mbledhjeve me Ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e tjerë, telefoni duhet të jetë i fikur ose në modalitet pa zë, përveç rasteve kur përdorimi i tij është autorizuar nga drejtuesi i mbledhjes. Punonjësit do të kenë mundësinë të këshillohen nga këshilltari i etikës në institucion i cili do të ketë funksion parandalues për zbatimin e standardeve të integritetit.
Marrë nga Top Channe;l