KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve shqiptare, të largohen vullnetarisht
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve shqiptare, të largohen vullnetarisht
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve shqiptare, të largohen vullnetarisht

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2025 1:17 pm
374 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund tu ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe.

Kjo pasi Shqipëria ka nënshkruar në 2022-in, marrëveshjen e riatdhesimit të shqiptarëve mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ka qenë këtë të premte, zv-ministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, i cili deklaroje për median vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mire për taksapaguesit britanik, por nuk pranoj të specifikoj se sa e lartë do jetë kjo shumë që do u jepet.

Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume.

”Për momentin ne mund t’u paguajmë  rreth 3 mijë stërlina”, tha zv-Ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”.

Ndërkohë në një lajm tjetër, fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre të azilit  do të largohen nga Britania edhe nëse ata kanë lindur në ishull, deklaroj Alex Norris.

Duke folur për gazetën The Telegraph të Londrës, ai tha se “do deportohen edhe fëmijët e lindur në Britani, dhe rastet do shikohen rast pas rasti dhe në bazë të meritës, sipas ligjeve të emigracionit, por kur ka raste të tilla dhe rrethana të tilla, njerëzit do deportohen”.

Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të largohen vullnetarisht nga Britania drejt Shqipërisë.

Lajmin në fillim për dëbimin e 700  familjeve shqiptare e bëri Ministrja laburiste e Punëve të Brëndshme, Shabana Mahmood, në parlamentin britanik, kur njoftoj reformën në fushën e emigracionit, ndërkohë ajo po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës që do u jepet këtyre familjeve, nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga ishulli.

 

Marrë nga The Telegraph

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Bajram Begaj “harron” të publikojë kandidatët për Kushtetuese
Artikulli tjetër Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.