Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet. Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë ditës së sotme 23 persona kanë marrë shërbim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa pesë të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ministria bën me dije se në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.
Marrë nga Newsbomb.al