Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jetonte në zonën e Raguzës, në Itali, është transferuar në një qendër rinore të mbrojtur, nën dyshimet për vetëtrajnim dhe propagandë në mbështetje të terrorizmit, përfshirë atë ndërkombëtar.
Masa u ekzekutua nga Digos, njësia e policisë italiane e specializuar në hetimin e terrorizmit, në Raguzë, me urdhër të Prokurorisë për të Mitur në Katania. Sipas mediave italiane, hetimi nisi pas një informacioni të përcjellë nga AISI, agjencia italiane e inteligjencës së brendshme, lidhur me një profil në TikTok që publikonte përmbajtje me propagandë xhihadiste.
Pas hetimeve, autoritetet gjyqësore vendosën transferimin e saj në një strukturë të mbrojtur për të mitur. Hetimi lidhet me dyshimet për vetëtrajnim dhe përhapje të propagandës terroriste, ndërsa çështja po trajtohet nga organet kompetente italiane.
Marrë nga Italpress.com