KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Serbi vazhdon mosbindja civile
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në Serbi vazhdon mosbindja civile
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Në Serbi vazhdon mosbindja civile

Përditësimi i fundit: 2 Korrik, 2025 12:54 pm
246 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.

“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd. Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.

Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Megjithatë, protestat tashmë duket se kanë marrë edhe një kthesë nacionaliste. Studentët nuk kërkojnë vetëm një shtet më të drejtë, por bëjnë thirrje dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe të neutralitetit të saj ushtarak.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza politike në Kosovë, Kurti takohet me presidenten Osmani
Artikulli tjetër Çfarë do të thotë për Ukrainën ndërprerja e furnizimeve me armë nga SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.