KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një kompani që ka vetëm tabelën, merr leje për kullë në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një kompani që ka vetëm tabelën, merr leje për kullë në Tiranë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Një kompani që ka vetëm tabelën, merr leje për kullë në Tiranë

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 9:27 am
50 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vetëm shtatë ditë në regjistrin e bizneseve i kanë mjaftuar një kompanie të re për t’u shfaqur si zhvilluese e një kompleksi me godina deri në 23 kate në Tiranë. Me kapital të regjistruar prej 5 mijë eurosh dhe pa një histori të dokumentuar në ndërtime të mëdha, “Nion” sh.p.k. i bashkohet listës së shoqërive që dalin pothuajse nga hiçi për të ndërtuar kulla në kryeqytet.

Shoqëria është themeluar më 18 korrik 2026 nga Kristi Joti, i cili zotëron të gjithë kapitalin e saj. Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit është kryer më 23 korrik. Një javë më pas, më 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen për projektin shumëkatësh.

Projekti parashikon godina banimi dhe shërbimi me 9, 19, 21 dhe 23 kate mbi tokë, si dhe katër kate nëntokë. Një kompleks i këtyre përmasave kërkon financim të konsiderueshëm, organizim dhe kapacitete teknike, ndërsa kompania zhvilluese sapo kishte nisur ekzistencën e saj në regjistrin tregtar.

Nga kërkimet publike të Skyweb.al nuk u identifikua një faqe zyrtare interneti e “Nion”, një portofol punimesh të përfunduara apo gjurmë të tjera që dokumentojnë përvojën e saj në ndërtim. Profili publik i shoqërisë mbetet i kufizuar, megjithëse projekti që ka marrë përsipër shtrihet në disa godina shumëkatëshe. Kompania rezulton se ka vetëm tabelën në hyrjen e zyrave të saj.

Pak ditë më parë, Skyweb.al solli edhe rastin e “Xhek Construction”, kompanisë që mori leje për kullën “M-21” në Tiranë, me 26 kate mbi tokë dhe gjashtë kate nëntokë. Shoqëria ishte regjistruar më 1 prill 2026, vetëm rreth tre muaj e gjysmë përpara mbledhjes së KKTU-së të 17 korrikut.

Ajo zotërohet tërësisht nga zonja Matilda Dyrkaj dhe ka kapital të regjistruar prej 500 mijë lekësh. Në kohën e verifikimit, kompania nuk kishte ende bilanc financiar publik për të vlerësuar asetet dhe kapacitetin e saj financiar.

Në faqen e internetit paraqiteshin projekte të tjera, por seksioni i historikut nuk jepte informacion mbi përvojën e mëparshme të shoqërisë.

Këto nuk janë raste të izoluara. Skyweb.al ka raportuar më herët edhe për “G&E Investment”, një shoqëri me kapital prej 100 mijë lekësh dhe bilance pa aktivitet për vitet 2022 dhe 2023, e cila më pas u shfaq pas projekteve të kullave në Tiranë dhe Vlorë.

Në tregun e ndërtimeve po shfaqen kështu shoqëri me kapital minimal, pak aktivitet të dokumentuar dhe pronarë pa një profil publik të njohur në zhvillimin e projekteve të mëdha.

Financimi mund të vijë edhe nga burime përtej kapitalit të regjistruar. Megjithatë, në rastet e mësipërme, informacioni publik i paraqitur nuk e shpjegon qartë këtë financim.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Virusi misterioz siberian: frikë për një pandemi të re?
Artikulli tjetër Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fie përfundon në fund të 2027-ës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.