KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 11:04 am
92 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar.

Një ditë më parë Kapitali publikoi lajmin e pezullimit të liçencës, i cili ndonëse është vendosur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil që në fillim të këtij muaji, nuk është njoftuar publikisht. Por për shkak se kompania po vazhdon të shesë bileta duke ekspozuar potencialisht mijëra qytetarë shqiptarë përballë një mashtrimi të madh, sot Kapitali publikon dokumentin zyrtar të pezullimit.

Pezullimi i Air Albania

Për të mos dekonspiruar burimi dokumenti nuk publikohet i plotë, por ai dëshmon qartë se kompanisë i është pezulluar licenca. Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë sanksionon tekstualisht se në momentin e pezullimit të liçencës së operimit një kompani ajrore është e detyruar të ndërpresë automatikisht shitjen e biletave.

Gjasat që Air Albania të rimarrë liçencën e saj janë thuajse inekzistente. Kapitali publikon një dokument që dëshmon se dega e Turkish Airlines në Kosovë, kompania aksionare e Air Albanias, e ka ndërprerë shitjen e biletave për fluturimet e operuara nga Air Albania.

Përmes një njoftimi zyrtar, Turkish në Kosovë ka vënë në dijeni të gjitha agjencitë e udhëtimeve se nuk do të shesë më asnjë biletë për fluturimet e Air Albanias, pas pezullimit të liçencës së saj.

“Për shkak të situatës së krijuar me fluturimet e Air Albania, kompania jonë është e detyruar t’i ndërpresë shitjet në sistem për fluturimet e operuara nga Air Albania” thuhet në njoftimin që Turkish ka shpërndarë në Kosovë.

Njoftimi zyrtar i Turkish Kosova per nderprerjen e shitjeve

Por ndërsa Turkish e ka ndërprerë shitjen e biletave, Air Albania po vazhdon të shesë bileta sikur nuk ka ndodhur asgjë. Akti bëhet edhe më i rëndë nga fakti se ky është një mashtrim potencial me bashkëautor shtetin. Kjo pasi shteti është aksioner me 10 për qind në kompaninë Air Albania, përmes Albcontrolit.

Teksa Air Albania vazhdon aventurat e saj, duke tërhequr edhe shtetin brenda, mijëra qytetarë mund të bien pre e një mashtrimi qeveritar, nëse vazhdojnë të rezervojnë fluturime me Air Albanian. Ndërkohë që asnjë institucion nuk i del zot situatës, për të mbrojtur qytetarët.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro

Dosjet Epstein/ Pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

Grammy 2026 shënon rekorde

A është Trumpi më popullor nga sa thonë sondazhet?

Bisedimet tripalëshe të paqes për Ukrainën u shtynë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla
Artikulli tjetër Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Të vdekur nga shpërthime në Iran/ Shkaqet të paqarta
Analize Bota Fokus Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Kosovë:Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Situata në frontin e luftës: “Ukraina nuk po humb, Rusia nuk po fiton”
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion 2 Shkurt, 2026
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.