KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës
AktualeFinanceKryesoreSociale

Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2024 9:34 am
207 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autoritetit i Konkurrencës njoftoi, se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Ishte Revista Monitor e cila njoftoi, se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike të furrave të bukës duke filluar nga 1 nëntori.

Por rezulton se ky lajm nuk është i saktë dhe se, ka qenë një keqkuptim nga ana e subjekteve në lidhje me interpretimin mbi zbatimin e tarifës në PIK.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.  Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.

OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë

Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:

Për periudhën 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00

Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm.  Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qenë 14l/kwh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti.

Gjithashtu OSHEE ka sqaruar se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnjë kosto të energjisë dhe qeveria e subvencionon si një masë sociale për popullsinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjellë një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbështetjen e një konkurrence të ndershme ndërmjet kategorive të ndryshme të furrave bukës. Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut nuk po zbatohet tani, por ka filluar të zbatohet qe në vitin 2016.

Në muajin prill, Enti i Entit Rregullator të Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke dhe prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku, që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit të ERE, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kwh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kwh.

Për kategorinë e dytë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kwh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kwh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kwh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kwh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton institucionet e drejtësisë në bisedime

‘NAZA’, dokumentari për Gazën shkakton stuhi politike

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë

Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Washington Post”: Irani do të sulmojë Izraelin, në ditët e ardhshme
Artikulli tjetër 500 milionë euro taksa më shumë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gara e çmendur SHBA-Kinë për IA që mund të sjellë katastrofën
Analize Bota HI-Tech Opinion Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Atentat me vrasje, në Sarandë/ Policia merr në pyetje rreth 20 persona
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Administrata Trump po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.