KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në rajon
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në rajon

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 9:50 am
35 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe është i vetmi vend i rajonit ku dendësia e rrjetit rrugor ka rënë gjatë dekadës së fundit. Edhe rrjeti hekurudhor është tkurrur, me rënien më të fortë në rajon, mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016, sipas raportit të OECD-së Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026.

Në infrastrukturën rrugore, Shqipëria regjistron vetëm 13 kilometra rrugë për 100 km² territor, niveli më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në skajin tjetër qëndron Mali i Zi me 74 km rrugë për 100 km². OECD vëren se dendësia rrugore ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar në pjesën tjetër të rajonit, ndërsa Shqipëria është e vetmja ekonomi që ka shënuar rënie gjatë periudhës së analizuar.

Situata është edhe më e dobët në hekurudha. Shqipëria ka vetëm 0.9 km linjë hekurudhore për 100 km², përsëri niveli më i ulët në rajon. Për krahasim, Serbia, që kryeson Ballkanin Perëndimor, arrin në 4 km për 100 km². OECD llogarit se dendësia e rrjetit hekurudhor shqiptar është zvogëluar me mbi 28% që nga 2014-2016, rënia më e fortë ndër vendet e rajonit.

Dobësia e hekurudhës nuk kufizohet vetëm te gjatësia e rrjetit. OECD e rendit Shqipërinë, së bashku me Kosovën, ndër ekonomitë ku transporti hekurudhor i mallrave mbetet margjinal, me volume të papërfillshme. Kjo e lë pjesën më të madhe të transportit të mallrave të varur nga rrjeti rrugor dhe kufizon përdorimin e një alternative që në vendet e BE-së luan rol më të madh në tregti dhe logjistikë.

Të dy treguesit ndihmojnë të shpjegohet pse Infrastruktura dhe Ndërlidhja është klasteri ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor. OECD thekson se, pavarësisht progresit të rajonit në disa elementë të infrastrukturës, hendeku me vendet fqinje të BE-së mbetet i madh dhe Shqipëria ka rezultatin më të ulët ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

OECD e konsideron pikërisht infrastrukturën e transportit si një nga dobësitë kryesore të konvergjencës me BE-në. Rezultati i Shqipërisë në klasterin “Infrastruktura dhe Ndërlidhja” është vetëm 33 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së, duke e renditur 6-ta nga 6 ekonomitë e rajonit. Dendësia e rrugëve vlerësohet në vetëm 7.6% të nivelit të BE-së, ndërsa ajo hekurudhore në 16.1%.

Megjithatë, hendeku nuk është i njëjtë në të gjithë infrastrukturën. Shqipëria ka arritur praktikisht nivelin e BE-së në mbulimin 4G dhe ka përmirësuar ndjeshëm kostot e energjisë elektrike, por këto përparime nuk kanë kompensuar dobësinë e transportit fizik. OECD e përmbledh këtë kontrast duke e cilësuar transportin shqiptar si të pazhvilluar, me aktivitet hekurudhor të mallrave marginal dhe me shpejtësinë broadband më të ulët në rajon.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen
Artikulli tjetër Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.