Rreth 1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës kanë nisur marshimin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë protestës, pedagogët janë shprehur se protestuesit nuk kanë çfarë të dialogojnë me kryeministrin, ndërsa kanë ngritur shqetësime edhe për funksionimin e institucioneve.
Ata deklaruan gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari, duke përsëritur qëndrimin e tyre në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj.
Gjatë marshimit u shfaqen edhe disa pankarta me shkrimet “Koha për Atdheun, jo për partinë”.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës ndaj studentëve protestues. Organizimi i tyre nisi para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjithashtu nga ana e pedagogëve është bërë edhe një peticion, ku kanë marrë pjesë mbi 1100 prej dhe ku bëhet thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve.
Marrë nga Pamfleti.net