KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pengmarrja e Aeroportit të Vlorës/ Valon Ademi bllokon punëtorët e Behgjet Pacollit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pengmarrja e Aeroportit të Vlorës/ Valon Ademi bllokon punëtorët e Behgjet Pacollit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Pengmarrja e Aeroportit të Vlorës/ Valon Ademi bllokon punëtorët e Behgjet Pacollit

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 9:46 am
92 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një situatë e rëndë tensioni dhe bllokimi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku punonjësit dhe përfaqësuesit e kompanisë Mabco Constructions S.A., kompania e kontrolluar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe investitori kryesor i projektit, janë penguar të hyjnë në ambientet e aeroportit.

Sipas informacioneve nga terreni, rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të Mabco dhe të nënkontraktorëve të saj janë ndaluar fizikisht të futen në kantier, pavarësisht se kompania zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe ka financuar pjesën dërrmuese të projektit.

Punonjësit që operojnë në terminal, në ambientet e jashtme dhe në sektorin e zjarrfikëses janë paraqitur normalisht në punë, pasi sipas tyre nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për pezullim aktiviteti. Megjithatë, hyrja e tyre në aeroport është bllokuar.

Nga ana e Mabco pretendohet se pengimi është kryer nga persona që veprojnë në emër të shoqërisë VIA, e cila aktualisht administrohet nga Vegim Hoxha, një administrator që është emëruar nga vendime absurde të gjykatave.

Përfaqësuesit e Mabco e konsiderojnë situatën një akt arbitrar dhe të paligjshëm, duke akuzuar palën e lidhur me aksionerin minoritar 2%, biznesmenin Valon Ademi, se po tenton të marrë kontrollin operacional të aeroportit përmes vendimeve të diskutueshme administrative dhe gjyqësore, megjithëse sipas tyre nuk mban barrën financiare dhe investuese të projektit.

Sipas burimeve pranë kompanisë së Behgjet Pacollit, pretendimet për “zgjidhje kontrate” janë refuzuar kategorikisht dhe konsiderohen të pavlefshme juridikisht. Mabco argumenton se asnjë administrator apo aksioner minoritar nuk mund të përjashtojë nga kantieri investitorin që ka financuar dhe ndërtuar aeroportin me mbi 90 milionë euro investime direkte.

Në reagimin zyrtar për mediat, Mabco Constructions S.A. paralajmëron se situata po rrezikon jo vetëm përfundimin e punimeve dhe certifikimin e aeroportit, por edhe sigurinë juridike të investimeve të huaja në Shqipëri.

Kompania thotë se ka njoftuar Prokurorinë e Vlorës, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e rendit publik dhe respektimin e kontratës koncesionare.

Përplasja vjen në një moment kritik për projektin, ndërsa afati për përfundimin e punimeve të mbetura është fundi i muajit maj, me mundësi shtyrjeje deri në muajin gusht. Burime pranë Mabco paralajmërojnë se bllokimi i punimeve mund të shtyjë më tej hapjen e aeroportit dhe të krijojë pasoja të rënda financiare dhe ligjore për shtetin shqiptar.

“Kjo që po ndodh është absurde. Ortaku me 2% po kontrollon de facto aeroportin dhe po pengon kompaninë që ka ndërtuar projektin”, thonë burime pranë investitorit zviceran, duke e cilësuar situatën një precedent të rrezikshëm për klimën e investimeve në vend.

Njoftimi për mediat nga MABCO

Sot, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, po zhvillohet një situatë e papranueshme, plotësisht e paligjshme dhe në kufijtë e veprimeve penale të dënueshme.
Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., si dhe të nënkontraktorëve të saj, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ndërtuar dhe ngritur. Mabco Constructions S.A. është ortaku mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitori kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte.
Ky pengim i njëanshëm dhe i paligjshëm po kryhet nga persona që veprojnë në emër të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., nën drejtimin e një administratori, z. Vegim Hoxha, emërimi i të cilit aktualisht është objekt shqyrtimi gjyqësor.
Mabco Constructions S.A. ka kontestuar kategorikisht çdo pretendim për “zgjidhje kontrate” dhe e konsideron atë një akt të paligjshëm, të kryer nga një administrator pa autoritet të ligjshëm. Çdo veprim i ndërmarrë nga pala me 2% të kuotave apo nga persona të emëruar prej saj në mënyrë të paligjshme, që synon përjashtimin e ortakut mazhoritar 98% nga kantieri, përbën një cenim të rëndë të të drejtave të tij si ortak, investitor dhe garantues financiar i projektit koncesionar.
Ekipi ynë ligjor ka njoftuar që prej ditës së premte dhe sërish gjatë ditës së sotme:
Prokurorinë e Vlorës;
Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë;
Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues;
duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e rendit publik, ligjit dhe integritetit të Kontratës së Koncesionit.
Kjo situatë po rrezikon seriozisht:
sigurinë dhe rendin publik në kantier;
vijimësinë e punimeve për certifikimin dhe hapjen e aeroportit;
investimin e madh zviceran dhe interesin kombëtar të projektit.
Mabco Constructions S.A. u bën thirrje autoriteteve kompetente që të veprojnë pa vonesë për të garantuar aksesin e plotë dhe të papenguar të punonjësve tanë në kantier, në përputhje me ligjin dhe kontratën koncesionare.
Ne duam të besojmë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Mabco Constructions S.A. do të vazhdojë të ushtrojë të gjitha të drejtat e saj ligjore, civile dhe penale ndaj çdo personi apo subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin publik.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drake rikthehet sërish me motive shqiptare/ Fanellë me “Bukë, djathë & domate”
Artikulli tjetër Si po mbahet peng aeroporti i Vlorës, siguria në rrezik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.