KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pensionet, shteti që nuk jep llogari për dështimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pensionet, shteti që nuk jep llogari për dështimet
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Pensionet, shteti që nuk jep llogari për dështimet

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2024 10:36 am
114 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Duket se zgjidhja përsëri do të gjendet me rritje barre për ata që kanë mbetur të punojnë, duke nxitur “përçarje” midis kontribuuesve dhe përfituesve të pensionit dhe duke paralajmëruar aksione ndëshkuese. Të tilla mënyra veprimi gjithmonë në periudhë afatmesme sjellin dështim.

Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoqërore, i cili reformoi skemën e vjetër, duke vendosur parimin e drejtësisë sociale: “Paguaj sot që të marrësh nesër”. Që atëherë janë bërë disa rishikime dhe një reformë e re në 2014-n. Tashmë, një reformë e re ka nisur të hartohet, teksa Tatimet kanë nisur një aksion kundër informalitetit në tregun e punës, duke kërkuar deklarimin e pagave reale.

Por, këto reforma kanë dështuar të japin përfitime dinjitoze për pensionistët, pasi vlera e pensionit (rreth 9 mijë lekë në muaj, ai minimal, dhe rreth 16 mijë, ai mesatar) në pjesën më të madhe sot është poshtë nivelit të varfërisë (6.7 dollarë në ditë sipas Bankës Botërore).

Rreth 25% e popullsisë sot është në moshë pensioni. Më shumë se gjysma e pensionistëve aktualë në vend marrin pensione të pjesshme, sepse nuk plotësojnë kriteret për vitet e duhura të punës, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Dy vlerësohen arsyet kryesore që kanë çuar në këtë situatë:

Së pari, aspekti demografik, për shkak të projeksioneve të gabuara të popullsisë, për numrin e kontribuuesve dhe përfituesve, që kanë qenë gjithnjë më të larta sesa realiteti. Parashikimet e popullsisë kanë qenë në marzhe të larta gabimi, si rrjedhojë e cikleve të vazhdueshme të emigracionit dhe informalitetit të lartë në tregun e punës, që nuk ka arritur të reduktohet.

Së dyti, skemat ishin të deformuara, pasi nuk u bazuan në parimin kontributiv, që të ketë përfitime të drejta, që paguan sigurime për aq sa punon, duke mos nxitur personat me pagë të lartë të deklarojnë nivelin real. Kjo nuk i nxit punonjësit aktualë të paguajnë sigurime mbi pagat reale.

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në fund të vitit 2023 ishin 5.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një përmirësim të lehtë nga 4.4% që ishte ky tregues në 2014-n, por që mbetet shumë më i ulët se mesatarja rajonale prej rreth 10% e PBB-së dhe ajo europiane, që është mbi 12%, sipas FMN-së. Informaliteti në tregun e punës vlerësohet në vend nga institucionet ndërkombëtare midis 30-50%.

Marrja e një pjese të pagës në dorë ka qenë dhe mbetet (ndonëse në ulje) një praktikë e zakonshme në shumë kompani. Punonjësit, përgjithësisht, nuk janë të motivuar të kërkojnë sigurimet sepse nuk shohin marrjen e përfitimeve mbrapsht. Punëdhënësit, një pjese i mungon kultura dhe presioni nga institucionet, një pjesë e ka të pamundur, për shkak të rritjes artificiale të pagës minimale, të pashoqëruar nga produktiviteti.

Emigracioni, ndërkohë, është kthyer në një rreth vicioz për sistemin, pasi ndikon negativisht në disa drejtime. Një sondazh i fundit i “Monitor” gjeti si një nga arsyet kryesore të largimit mungesën e një sistemi shëndetësor të përshtatshëm në vend. Largimi i të punësuarve, nga njëra anë, ul numrin e kontribuuesve në vend dhe nga ana tjetër, rrit presionin mbi financat, për shkak të marrëveshjeve dypalëshe që qeveria po nënshkruan me shumë shtete ku ka emigrantë shqiptarë.

Në fakt, për mjerimin e sotshëm të pensionistëve, një pjesë të madhe të fajit e ka Qeveria. Një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të papaguara të sigurimeve u takojnë enteve publike, sipas të dhënave nga Tatimet dhe

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë punuar në mënyrë sistematike dhe me efikasitet, duke lejuar që shumë punonjës të vijojnë të punojnë tërësisht apo pjesërisht të jenë në të zezë. Ato janë treguar të paafta të ulin informalitetin në tregun e punës, duke bërë që një pjesë e madhe e atyre që dalin sot në pension të përfitojnë pensione të pjesshme. Nga ana tjetër, qeveria nuk ka arritur të krijojë kushte të përshtatshme pune dhe jetese, gjë që ka nxitur emigracionin, i cili vazhdon edhe pse ekonomia e Shqipërisë në letra po lulëzon.

Dhe më e rëndësishmja, qeveria ka shpërdoruar besimin e votuesve, me keqpërdorimin e parave të taksapaguesve, sidomos në koncesionet e shëndetësisë, duke dhënë shembullin më të gabuar të mundshëm për qytetarët e saj, që shpresonin për një jetë dinjitoze në çdo fazë dhe shërbime publike të standardeve europiane. Këta janë faktorë shtesë që ndikojnë në uljen e vlerës së pensionit dhe sigurimin shëndetësor, për sa kohë që duhet paguar nga xhepi, apo zgjidhja shihet duke ikur jashtë.

Të dhënat e Bankës Botërore bëjnë të ditur se Shqipëria ka pagesën më të lartë për shpenzimet nga xhepi në Europë, ku nga 100 lekë, 60% paguhen vetë, rreth 6 pikë përqindje më shumë se në vitin 2000. Në të kundërt, shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, të shpenzimeve për shëndetësinë, nga 46.5% në vitin 2000.

Sot, qeveria nuk po jep llogari për dështimin dhe paaftësinë në rregullimin e situatës. Duket se zgjidhja përsëri do të gjendet me rritje barre për ata që kanë mbetur të punojnë, duke nxitur “përçarje” midis kontribuuesve dhe përfituesve të pensionit dhe duke paralajmëruar aksione ndëshkuese. Të tilla mënyra veprimi gjithmonë në periudhë afatmesme sjellin dështim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rindërtimi përfundoi në duart e njerëzve që kanë probleme me ligjin
Artikulli tjetër 3.8 mld dollarë donacione, miliarderët në garë për presidentin e ardhshëm të SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.