KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Për herë të parë pas shumë vitesh, bien çmimet e banesave në qendër dhe periferi të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Për herë të parë pas shumë vitesh, bien çmimet e banesave në qendër dhe periferi të Tiranës
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Për herë të parë pas shumë vitesh, bien çmimet e banesave në qendër dhe periferi të Tiranës

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 12:58 pm
244 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijoi të shënojë rritje të çmimeve edhe gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, por ritmi i zgjerimit po tregon shenja ngadalësimi, veçanërisht në Tiranë. Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e fortë e çmimeve në rang vendi është mbështetur kryesisht nga zonat bregdetare, ndërsa kryeqyteti po hyn në një fazë stabilizimi.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimit të Banesave, çmimet në rang kombëtar u rritën me 11.7% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 dhe me 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë pronat në zonat bregdetare, ku kërkesa vijon të mbetet shumë e lartë.

Në Tiranë, situata paraqitet ndryshe. Indeksi i çmimeve për kryeqytetin rezultoi pothuajse i pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa në terma vjetorë rritja u kufizua në vetëm 4.4%. Ky është një ritëm dukshëm më i moderuar se ai i viteve të fundit, kur tregu i banesave në Tiranë shënonte rritje dyshifrore.

Madje, vrojtimi evidenton një zhvillim të pazakontë për tregun e kryeqytetit. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë rritjesh të pandërprera, agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë ulje të lehtë të çmimeve për pronat e shitura si në zonat qendrore ashtu edhe në periferi të Tiranës, krahasuar me nivelet e raportuara në gjashtëmujorin e mëparshëm. Në të njëjtën kohë, për pronat jashtë qytetit është raportuar një rritje e lehtë e çmimeve.

Ndërkohë, aktiviteti i tregut ka shënuar rënie, kjo ndikuar edhe nga pritshmëritë për nisjen e procesit të rivlerësimit, që mbeti pezull për muaj të tërë. Numri i subjekteve që realizuan shitje mbeti pothuajse i pandryshuar, por numri total i pronave të shitura zbriti në 1,273 njësi, ose 35% më pak se 1,959 pronat e raportuara në gjashtëmujorin e parë të vitit. Mesatarisht, çdo agjent shiti rreth 8 prona gjatë periudhës, nga 11 prona që rezultonte mesatarja në pjesën e parë të vitit.

Pavarësisht rënies së volumit të shitjeve, banesat po shiten më shpejt. Koha mesatare e nevojshme për të finalizuar një shitje në nivel kombëtar ra në 9.1 muaj, nga 11.6 muaj më parë. Në Tiranë, ulja ishte edhe më e fortë, me kohën mesatare të shitjes që zbriti në 8.1 muaj, nga 11.1 muaj në vrojtimin paraardhës.

Një tjetër tregues që sinjalizon kërkesë ende të fortë është rënia e vazhdueshme e stokut të pronave të pashitura. Banka e Shqipërisë vëren se ky fenomen vazhdon prej vitit 2016, duke treguar se oferta po absorbohet gradualisht nga tregu.

Sipas të dhënave të vrojtimit, rreth 46% e agjentëve raportuan se shitjet janë realizuar me çmim të njëjtë ose deri në 5% më të ulët se çmimi fillestar i kërkuar, një tregues që blerësit vijojnë të pranojnë nivele relativisht të larta çmimesh. Gjithashtu, 61% e pronave të shitura janë financuar me kredi bankare, ndërsa në 38% të rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës së pronës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se pas viteve me rritje shumë të forta, tregu i banesave në Tiranë po hyn në një fazë normalizimi, ndërsa motori kryesor i rritjes së çmimeve në nivel kombëtar po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt zonave bregdetare, të nxitura nga kërkesa për turizëm, investime dhe rezidenca të dyta.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dokumentet që zbulojnë kush po e merr në kontroll Zvërnecin dhe Sazanin
Artikulli tjetër Qeveria jep 4 miliardë lekë për koncertin e Kanye West

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.