Studentët kanë protestuar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe aktet e dhunës.
Protestuesit kanë nisur të hedhin vezë dhe të shkruajnë me sprej në muret e godinës.
Më pas, ata kanë shkulur kangjellat metalike dhe tullat nga trotuari, duke i hedhur në drejtim të ministrisë dhe duke thyer xhamat e dritareve.
Situata është përshkallëzuar më tej, kur protestuesit janë futur brenda rrethimit të godinës, ndërsa policia ka reaguar me dhunë.
Marrë nga VoxNews.al