KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pisa/ Gjetën përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pisa/ Gjetën përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Pisa/ Gjetën përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 8:07 am
64 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një protestë e dhunshme shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në burgun “Don Bosco” në Pizë në Itali, pasi disa të burgosur zbuluan pajisje përgjimi në qelitë e tyre. Kjo shkaktoi revoltën e dhjetëra të burgosurve, mes tyre edhe shqiptarë. Rreth 40 të burgosur morën kontrollin e një reparti të burgut dhe u barrikaduan brenda, duke kërkuar të takoheshin me komandantin e policisë së burgut dhe drejtorin e institucionit.

Situata u tensionua gjatë mbrëmjes, ndërsa në burg mbërritën forca të shumta policie ku pas disa orësh negociata dhe ndërhyrjeje autoritetet arritën të rivendosnin kontrollin. Disa prej të burgosurve të konsideruar si nxitës të protestës, u transferuan në institucione të tjera në Toskanë.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi rreth orës 19:00, kur një i burgosur përdori një celular, pavarësisht ndalimit, për të transmetuar drejtpërdrejt nga brenda burgut. Transmetimi tërhoqi rreth 15 mijë shikues përpara se të ndërpritej. Gjatë videos disa të burgosur, duke folur në italisht dhe shqip, pretenduan se ishin keqtrajtuar nga punonjësit e burgut dhe kundërshtuan përdorimin e përgjimeve në qelitë e tyre. Në pamjet dëgjohet që flitet edhe shqip. Personi që filmon dëgjohet të thotë “duhen gazetare aty, do t’i masakrojnë keq çunat”, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet të shajë në shqip: Të q*fsha motrën.

Përveç çështjes së përgjimeve, të burgosurit ngritën edhe shqetësime për mbipopullimin dhe kushtet higjienike të burgut. Gjatë protestës pati tensione dhe përleshje mes disa të burgosurve dhe efektivëve të burgut. Disa ambulanca u dërguan brenda institucionit për të ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa në përpjekje për të rikthyer qetësinë mund të jetë përdorur edhe gaz lotsjellës.

Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë efektivë të pajisur me mburoja dhe pajisje kundër trazirave, të pozicionuar në shkallët e burgut përballë të burgosurve. Ndërkohë, familjarë dhe miq të të burgosurve u mblodhën jashtë burgut gjatë orëve të tensionit. Autoritetet italiane vijojnë të hetojnë rrethanat e protestës dhe incidentet e ndodhura brenda burgut.

 

Marrë nga Corriere.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Opinioni: Trofetë e City-t duhet të hidhen në plehra
Artikulli tjetër Energjia/ U paguan 4.5 milion euro kamatëvonesa, deri në qershor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.