KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plas debati në Itali. Policët e kampit të Gjadrit do rrinë në hotel me 5 yje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Plas debati në Itali. Policët e kampit të Gjadrit do rrinë në hotel me 5 yje
KryesoreOpinionSociale

Plas debati në Itali. Policët e kampit të Gjadrit do rrinë në hotel me 5 yje

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2024 8:12 am
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në mediat italiane ka zënë vend mbrëmjen e kësaj të premteje lajmi mbi mënyrën e trajtimit të policëve të vendit fqinj që do të angazhohen në kampin e Gjadrit. Corriere della Sera ka publikuar dokumentin e shpenzimeve sipas të cilit, qeveria e Giorgia Melonit do të harxhojë 9 milionë euro në vit për paga dhe akomodimin e këtyre efektivëve.

Kostoja e kampit të Gjadrit ka qenë një nga kritikat më të mëdha të mediave dhe opozitës ndaj qeverisë italiane. Tashmë mësohet se efektivët e policisë italiane do të akomodohen në një nga hotelet me 5 yje të Shëngjinit.
“Jo vetëm paga luksoze, standardi 100 euro në ditë që përfitohet për misionet jashtë vendit, por edhe akomodim luksoz. Kjo do të rëndojë arkën e shtetit me gati 9 milionë euro për 12 muaj” – shkruan La Repubblica që thekson se kjo është një shifër e madhe për 295 oficerët e policisë dhe karabinierët e stacionuar në Shqipëri prej disa kohësh që janë duke ruajtur aktualisht dy qendrat bosh të Shegjinit dhe Gjadrit.
“Për ushqimin dhe akomodimin për secilin prej tyre, Ministria e Brendshme do të shpenzojë 80 euro, një shifër mjaft e respektueshme në Shqipëri, ku çmimet dhe fuqia blerëse janë shumë të ndryshme nga Italia. Për më tepër, strukturat e Rafaelo Resort janë kategori luksoze dhe strukturat ‘Rafaelo Executive’ dhe ‘Hotel Comfort’ të zgjedhura për të pritur agjentët janë dy hotele bregdetare me 5 dhe 4 yje me plazh privat, qendër Wellness, pishina dhe restorant.

Për momentin nuk është e qartë nëse është bërë ndonjë tender për të identifikuar zgjidhjen më optimale. Me siguri dihet se marrëveshja ndërmjet grupit Rafaelo dhe Ministrisë së Brendshme është 12-mujore dhe përfshin “akomodimin në një dhomë teke, katering dhe shërbime të ngjashme”, si dhe “përdorim ekskluziv të restorantit Comfort Family” – shkruan ndër të tjera La Repubblica.

“Marrëveshja me Shqipërinë vazhdon të shkaktojë dëme. Shkeljeve e të drejtave të njeriut në një operacion që drejtësia tashmë e ka cilësuar si të paligjshëm, i shtohet edhe shpërdorimi i madh i parave. Është një skandal, i përjetësuar edhe në dëm të qytetarëve italianë” – u shpreh sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, e cila vijon: “Giorgia Meloni po djeg miliona të tjera para publike për të pritur forcat e policisë italiane në resortet shqiptare. Agjentë që do të ishin shumë më të dobishëm në Itali, ku nuk kanë kushtet më të mira për të bërë punën e tyre”.

Ka reaguar edhe Riccardo Magi i partisë “+Europa”: “Giorgia Meloni ka bërë të gjitha gabimet në qendrat e paraburgimit të emigrantëve në Shqipëri. 9 milionë eurot për akomodimin e policëve të punësuar në qendrat shqiptare janë pjesë e faturës që po paguajnë italianët për këtë acarim të përgjakshëm propagandistik të kryeministres” – shkruan ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Analisti kroat bën thirrje për vrasjen e Aleksandër Vuçiç
Artikulli tjetër Celibashi: Po punojmë për të mundësuar votimin elektronik, në qarkun Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.