KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia e Kosovës ndalon 37 persona, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia e Kosovës ndalon 37 persona, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Policia e Kosovës ndalon 37 persona, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2026 10:20 am
116 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Disa dhjetëra njerëz u shoqëruan në polici pas shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan të dielën, rreth dhjetë kilometra larg Prishtinës, ku zakonisht mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit çdo 28 qershor për ta përkujtuar betejën kundër ushtrisë osmane në Kosovë në vitin 1389.

Policia e Kosovës tha në një njoftim se festa kaloi pa ndonje incident që ka mundur të ndikonte në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 37 personave në stacion policor për intervistim.

Ata dyshohen se kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ndërsa një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Vidovdani është gjithashtu festë fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Disa nga të pranishmit në Gazimestan, ndër të tjera, brohoritën “Kosova është Serbi” ose kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

Policia theksoi se 37 personat e ndaluar janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata, pasi u morën në pyetje.

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën e dënoi ndalimin e një pjese të pjesëmarrësve në shënimin e Vidovdanit, duke e cilësuar atë si “akt të turpshëm dhe të papranueshëm represioni”.

Sipas informacioneve të Zyrës, në mesin e të ndaluarve janë serbë nga Kosova dhe nga Serbia qendrore.

Në komunikatë thuhet se Zyra do t’i njoftojë për këtë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Edhe këtë vit, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan pati prani të madhe të policës kosovare.

Në hyrje, oficerët policorë ua shpërndanë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohej “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare ose politike”.

Në atë njoftim thuhej gjithashtu se do të arrestoheshin të gjithë ata që kryenin ndonjë nga këto vepra penale.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se disa pjesëtarë të komunitetit serb u shoqëruan në polici, edhe pse atyre nuk iu paraqit “asnjë dokument me shkrim që shpjegon arsyet e ndalimit”.

“Në lidhje me këtë veprim, të cilin e konsiderojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe u kemi kërkuar që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve”, thuhet në deklaratë.

Policia shtoi se, përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Ndërkohë, gjatë shënimit të Vidovdanit në vitin 2025, autoritetet ligjzbatuese të Kosovës shoqëruan 17 njerëz për marrje në pyetje në stacion policor për shkak të “nxitjes së urrejtjes” dhe “veshjeve provokuese”.

Ndryshe, gjatë shënimit të Vidovdanit, edhe shfaqja e flamurit të Serbisë shpesh ka qenë burim tensionesh.

Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës që lejonte vendosjen e flamurit serb me rastin e Vidovdanit, me arsyetimin se komuna kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.

Ndërkohë, në mesin e qershorit të këtij viti, vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, u dërguan një letër autoriteteve qendrore dhe lokale, duke u thënë atyre se përdorimi i simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve pakicë është e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Neni 59 i Kushtetutës së Kosovës u garanton të gjitha komuniteteve të drejtën për të përdorur dhe shfaqur simbolet e tyre kombëtare, për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, si dhe për të pasur qasje në arsim dhe informim në gjuhën e tyre.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989.

Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar gjatë tri vjetëve të fundit të marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit, por shtoi se “asnjë ndalim dhe asnjë pengesë politike nuk mund ta zbehë vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë çdo shtëpie dhe çdo familjeje serbe që jeton në Kosovë dhe Metohi”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova në qendër të protestës antiqeveritare, në Kralevë të Serbisë
Artikulli tjetër Vuçiç njofton dorëheqjen – çfarë fshihet pas kësaj?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Dhjetëra robotë humanoidë dalin në protestë në Varshavë
Aktuale Analize Bota Fokus HI-Tech Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.