KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prishtina në flakë/ Kaos në shesh, shoqërohen tre persona, lëndohen 11
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prishtina në flakë/ Kaos në shesh, shoqërohen tre persona, lëndohen 11
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Prishtina në flakë/ Kaos në shesh, shoqërohen tre persona, lëndohen 11

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 7:19 am
70 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përplasjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve kanë vijuar gjatë protestës së zhvilluar mbrëmë, në Prishtinë.

Në një tjetër përplasje mes palëve është përdorur gaz lotsjellës dhe sprej djegës, ndërsa situata është tensionuar në zonën ku po zhvillohet protesta.

Policia ka shoqëruar tre persona, ndërsa bëhet me dije se 11 kanë ngelur të lënduar.

Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që të shpërndahen dhe të mblidhen sërish të nesërmen në orën 9:00.

Ndërkohë policia ka dalë me komunikatë zyrtare ku shkruan:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë dhe menaxhim të protestës

Prishtinë, më 05 tetor 2026

Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejme të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur pajisjet e nevojshme policore, gazin lotsjellës përfshirë topin e ujit për shpërndarje të turmës.

Policia e Kosovës, për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, është detyruar që në intervale të ndryshme kohore të ndalojë për qarkullim lëvizjen e automjeteve në disa rrugë përreth qendrës së kryeqytetit, në zonat ku po zhvillohet protesta.

Si pasojë e protestës dhe zhvillimeve në terren, mosrespektimit të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe rënies ndesh me ligjin, janë shoqëruar në stacion policor tre (3) persona/protestues, ndaj të cilëve të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj objekteve shtetërore dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë zyrtare, gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme njëmbëdhjetë (11) qytetarë/protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilëve po ashtu iu është ofruar ndihma mjekësore, informacione këto të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.
Policia e Kosovës për asnjë ditë dhe në asnjë rast nuk ka vepruar ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, por ka vepruar vetëm në rastet kur protestuesit kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë, të cilët në vazhdimësi përmes komunikimeve me protestues dhe përmes thirrjeve publike, ka vazhduar së apeluari që të protestohet në mënyrë të qetë dhe në suaza ligjore.
Protesta edhe në këto orë të vona është duke vazhduar e cila aktualisht është e qetë, përderisa zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siç e kemi theksuar në vazhdimësi siguria e qytetarëve, siguria e pronës publike e private si dhe mbarëvajtja e protestës së qetë vazhdojnë të jenë interes i Policisë së Kosovës.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh sot presidentin?
Artikulli tjetër A e pret Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.