KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta e fermerëve grekë, bllokadë e re e paralajmëruar në portin e Selanikut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protesta e fermerëve grekë, bllokadë e re e paralajmëruar në portin e Selanikut
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Protesta e fermerëve grekë, bllokadë e re e paralajmëruar në portin e Selanikut

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 9:42 am
122 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Fermerët grekë pritet të zbarkojnë sot në portin e Selanikut, si pjesë e fazës së dytë të mobilizimeve të tyre protestuese. Sipas informacioneve nga “shtabi” i ngritur në bllokadat e Nea Malgara-s dhe te “Dritat e Gjelbra”, lëvizja drejt portit do të nisë në mënyrë të koordinuar pas orës 10:00 të mëngjesit, me objektiv bllokimin e tij.

Zbritja në port do të kryhet sipas udhëzimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur kaosin në trafik. Ende mbetet e paqartë nëse fermerëve do t’u lejohet hyrja në ambientet e ThPA-së, si dhe në cilat pika do të vendosen traktorët apo për sa kohë do të qëndrojnë. Përveç mjeteve bujqësore, pritet pjesëmarrje edhe nga qytetarë të ardhur nga rajone të tjera të vendit.

Ndërkohë, një ditë më parë, fermerët e Kretës zhvilluan një takim me zëvendëskryeministrin Kostis Hatzidakis dhe ministrin e Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras, ku paraqitën kërkesat e tyre. Të dy zyrtarët u zotuan t’i shqyrtojnë kërkesat dhe të adresojnë disa prej tyre, duke theksuar se marrëveshjet me Komisionin Evropian nuk mund të tejkalohen. Palët kanë rënë dakord të takohen sërish sot në orën 11:30.

Kjo javë shënon përshkallëzimin e protestave, ndonëse me tone më të moderuara. Fermerët synojnë t’i dërgojnë qeverisë një mesazh të qartë, por pa e çuar situatën në ekstrem.

Qeveria ka rihapur dritaren e dialogut, duke kërkuar që të gjitha blloqet e fermerëve të përfaqësohen në takimin e sotëm. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e fermerëve theksojnë se nuk pranojnë “takime për çaj e simpati”, por kërkojnë garanci konkrete.

Para çdo dialogu, ata kërkojnë shpalljen e një pakete të qartë mbështetëse për sektorin primar, e cila lidhet kryesisht me uljen e kostove të prodhimit. Përfshirë këtu energjinë elektrike bujqësore më të lirë, naftë pa taksa dhe ndërhyrje në çmimet e ulëta të disa produkteve që kanë prekur rëndë të ardhurat e tyre.

 

Marrë nga Kathimerini.ger

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tkurret punësimi me 20 mijë persona, në 3-mujorin e tretë
Artikulli tjetër Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, gjykata vendos sot për kërkesën e qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.