Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën pas marshimit sërish te Kryeministria pas dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.
Por në një momënt, një automjet ka dalë nga godina, ndërsa aktivisti Lika e ka goditur atë. Pas kësaj policia, e cila më herët kishte rrethuar zonën është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe e ka arrestuar.
Marrë nga Dosja.al